Aktualiteti

Kryeministri Rama jep lajmin: Ambasada e Shqipërisë në Athinë ka hapur aplikimet për mësues të licencuar të gjuhës shqipe

13:43 - 13.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se Ambasada e Shqipërisë në Athinë ka hapur aplikimet për mësues të licencuar të gjuhës shqipe.




“Ky program ka në bazën e vet mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve të Greqisë. Ai do të shtrihet më pas edhe në mësimin e letërsisë dhe historisë së Shqipërisë”, shkruan kreu i qeverisë.

Mësuesit e intersuar duhet të paraqesin vetëm dokumentin e licensës dhe të aplikojnë në adresën www.mesuespergreqine.gr deri më datën 30 qershor.

Gjithashtu, mund të aplikojnë të gjithë ata që janë të interesuar të hyjnë në kurset e trajnimit për të dhënë lëndën e gjuhës shqipe dhe marrë certifikatën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Deklarata e plotë:

Ambasada e Republikës së Shqipërisë informon çeljen e procesit të mbledhjes së shprehjeve të interesit, për programin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Mësues për Greqinë”

Ky program ka në bazën e vet mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve të Greqisë. Ai do të shtrihet më pas edhe në mësimin e letërsisë dhe historisë së Shqipërisë

Ambasada iu bën thirrje të gjithë mësuesve e mësueseve të licencuar të gjuhës shqipe, që të aplikojnë në adresën bashkëlidhur www.mesuespergreqine.gr (linku do të aktivizohet së shpejti) për të shprehur gatishmërinë dhe paraqitur vetëm dokumentin e licencës së mësuesit‍‍

Gjithashtu, të gjithë ata që janë të interesuar të hyjnë në kurset e trajnimit për të dhënë lëndën e gjuhës shqipe dhe marrë certifikatën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, janë të mirëpritur të aplikojnë‍‍

Ky program mbështetet financiarisht nga qeveria shqiptare dhe të gjithë mësuesve të përzgjedhur do t’u lidhet një pagë mujore nga Ministria e Arsimit dhe Sportit

Aplikimet janë hapura deri në ️

Vëllazërisht,

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi

ℹ️Për informacione sqaruese shkruani në adresën elektronike: .@…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.