Kronikë

VIDEO/ I bëri pritë për ta sulmuar mbi 10 herë me thikë, publikohen pamjet rrënqethëse kur Enkelejda Limaj m*asakrohet nga Eduart Danaj

13:19 - 18.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Media greke protothema.gr ka publikuar pamjet e tmerrit kur Eduart Danaj i bëri pritë ish-bashkëshortes së tij, Enkelejda Limaj, në Menidi të Greqisë.




Danaj ka sulmuar 40 vjeçaren mbi 10 herë me thikë në zonën e barkut duke e lënë të vdekur mes rrugës. Mësohet se 50 vjeçari, ja ka lënë mjetin prerës të ngulur në trup viktimës.

Ajo kishte dalë për të shkuar në punë kur Danaj i bëri pritë për ta sulmuar nënën e dy fëmijëve.

Ish burri më pas iu drejtua një godine të braktisur, kur u gjend nga policia helene me një sasi të madhe alkooli.

Enkelejda Limaj(mbiemri i vajzërisë), e ka denoncuar 3 herë dhunën e ushtruar nga Danaj dhe në marsin e këtij viti ata u divorcuan.

Kallëzimi i fundit i viktimës për kërcenim është regjistruar më 7 maj të këtij viti, pra 11 ditë më parë.

Ditën e sotme trupi i së ndjerës është përcjellë për në banesën e fundit nga fëmijët dhe familjarët e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.