Kronikë

Akuzohet se ngacmoi s*ksualisht një vajzë të mitur, ndalohet 64-vjeçari. Dyshohet se i çonte sms te telefoni i gjyshit

12:41 - 23.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 64-vjeçar në Devoll është ndaluar nga policia, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare.




Blutë bëjnë me dije se është ndaluar shtatsi me iniciale Z.R., 64 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll.

Deklarimet e të miturës janë marrë në prani të prindërve dhe të psikologes, ndërsa  raportohet se 64-vjecari ka kaluar edhe në kontakt fizik(prekje)bazuar në disa shenja që vajza ka në trup.

Është ende herët për të dalë në rezultate përfundimtare ndaj dhe 64-jeçari aktualisht akuzohet për ngacmim seksual, dhe do jenë veprimet e tjera dhe kontrolli mjekësor që do ti bëhet vajzës, për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me një vepër më të rëndë penale.

Gjithashtu policia sqaron se 64-vjeçari i ka çuar mesazhe në telefonin e gjyshit 13-vjeçares. Nuk dihet sa kohë ka që 64-vjeçari e ngacmonte të mitrën, por denoncimi ka ardhur vetëm ditën e djeshme nga 13-vjeçarja, prindërit dhe një psikologe.

Po ashtu, mësohet se i moshuari njihet në zonë si njeri problematik.

“Komisariati i Policisë Devoll ndaloi me iniciativë shtetasin Z. R., 64 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare, deklarimet e së cilës u morën në prani të prindërve dhe të psikologes.”, sqaron policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.