Kronikë

“E dinim që mbesa fliste me të, por donim…”/ 13-vjeçarja denoncoi 64-vjeçarin për ngacmim s*ksual! Flet gjyshi: I kapa bisedat! Takoheshin jashtë fshatit

14:38 - 23.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të rënda dalin nga ngjarja e rëndë në fshatin Hoçisht të Devollit ku një 13-vjeçare ka denoncuar për ngacmim seksual një 64-vjeçar




Gjyshi i të miturës është shprehur se ishin në dijeni që vajza fliste me bashkëfshatarin e tyre, me të cilin kishin edhe lidhje gjaku, por theksoi se donin që ta izolonin si muhabet.

I moshuari rrëfeu se 13-vjeçarja komunikonte me 64-vjeçarin me inciale Z. R., në telefonin e tij, i cili është ndaluar nga policia, ku edhe zbuloi mesazhet që kishin shkëmbyer.

“Kishte disa kohë që vajza bënte muhabet me 64 vjeçarin, ne e kishim marrë vesh, por donim sikur ta izolonim si muhabet. Kur pardje unë e kisha lënë telefonin mbi divan mbesa erdhi dhe komunikonte me atë.

Ajo komunikonte me telefonin tim se nuk ka telefon. Vazhdoi ca kohë dhe unë u mërzita dhe i thashë lere telefonin se më duhet.

Kjo sikur u step dhe u mundua ti fshinte ato që kishte shkruajtur. Unë u detyrova ja mora por nuk e merrja vesh çfarë kishte bërë.

Nusja e madhe kunata e mori e hapi dhe lexoi mesazhet. Në mesazhe thoshin ku do takohen. Ata kishin kohë, por unë para dy ditësh i kapa me telefon. Ata takoheshin edhe jashtë fshatit”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.