Kryesore

“Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta në fund të mandatit”, Basha: Mbështetja në drejtësi, transparenca dhe llogaridhënia fokus i programit tonë

17:22 - 23.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka dhënë indicie rreth programit të kësaj force politike, e cila do të publikohet në 1 qershor.




Ai ka zhvilluar takime me grupet e punës për programin e tij, duke theksuar se korrupsioni nuk zhvillohet me rezoluta në fund të mandatit, ndaj dhe fokusi i PD-së do të jetë mbështetja ndaj drejtësisë, transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje.

Nuk munguan as thumbimet ndaj Kryeministrit Rama, përsa i përket kalimit të rezolutës në diskutimet e Kuvendit ditën e hënë. Basha e cilëson këtë veprim si tentativë për të kontrolluar drejtësinë.

“Koha kur qeveria nxit dhe mbështet korrupsionin merr fund. Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta në fund të mandatit dhe aq më pak duke vështirësuar dhe tentuar të kontrollosh drejtësinë, por me plane të qarta dhe vullnet politik.”, shkruan Basha

Postimi i Lulzim Bashës:

Vijojmë diskutimet me grupet e punës për progamin qeverisës të Partia Demokratike.

Korrupsioni është pengesa më e madhe, për zhvillimin e vendit dhe krijimin e mundësive për të rinjtë, që ata të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri. Prandaj lufta kundër korrupsionit, mbështetja për drejtësinë, transparencë e llogaridhënie në qeverisje janë në fokus të programit tonë, në mënyrë të detajuar.

Koha kur qeveria nxit dhe mbështet korrupsionin merr fund. Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta në fund të mandatit dhe aq më pak duke vështirësuar dhe tentuar të kontrollosh drejtësinë, por me plane të qarta dhe vullnet politik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.