AKTUALITET

Sefedin Shefa tregon zvarritjen ligjore nga prokurorja e shkarkuar nga vettingu! Nga kallëzues, pronari i vërtetë i ish-Kinemasë, u vu nën akuzë për falsifikim

20:35 - 23.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

EMISIONI VETTING




Por çfarë ndodhi më pas?

Ankandi i shpallur nga Ministria e Financave nuk u realizua. Sipas shtetasit Ferit Tabaku, na rezulton se ankandi qenka zhvilluar në vitin 1993.

Pyetja që ngrihet është: Si ka mundësi që një ankand, i cili është zhvilluar shumë vite më parë, nga i njëjti institucion shpallet në vitin 2008 nga Ministria e Financave?

Në këto kushte të interesuarit mësojnë se përfituesi i paligjshëm, Ferit Tabaku në bashkëpunim ish drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Privatizimit, Dega Lushnje, Faslli Turku, kishin falsifikuar dokumentet e privatizimit. Sipas dokumenteve që “ Vetting” ka siguruar, ata kishin falsifikuar Kontratën e shitjes, autorizimin e shitjes së objektit dhe gent planin e truallit në objekt. Nga 433  metra katrorë që doli në shitje në ankand si ish kinemaja, rezultojnë me rritje të sipërfaqes duke marr edhe pjesë të tjera të pronës së familjes Shefa duke shkuar totali i metrave katror të ”grabitur” në 686.

Kjo detyroi Sefedinin t’i drejtohej Prokurorisë së Lushnjes, në Prill 2010, ku denoncoi faktin e falsifikimit të dokumenteve nga Ferit Tabaku dhe Faslli Turku. Pas hetimeve të kryera nga prokuroria Lushnje, për Tabakun dhe Turkun u provua se ata ishin autorët e falsifikimit të dokumenteve. Gjatë hetimeve rezultoi se dokumentet që u falsifikuan nga ana e punonjësit të Agjencisë Kombëtare të Privatizimit, Fazlli Turku, ishin përdorur më pas nga ana e Ferit Tabakut, për privatizimin e ish-kinemasë në Lushnje.

Pavarësisht se prokuroria Lushnje pushoi çështjen penale, sanksionet në lidhje me dokumentacionin e falsifikuar dhe fatin e tyre nuk ndryshoi asgjë me kushtet e një vendim gjyqësorë të formës prerë, që deklaron fajtorin autorin e tyre.

Vlen të theksohet në këtë pjesë ngërçi që u krijua dhe vendimi i pushimit në ngarkim të falsifikatoreve të këtyre dokumenteve. Kjo ndodhi për faktin se, pavarësisht ata nuk i kaluan dhe nuk u dënuan nga gjykata për shkak të parashkrimeve të ndjekjes penale, duke qenë se kishte kaluar një kohë e gjatë, ky vendim është i njëjtë me vendimin ligjor të fajësisë dhe duhej të zbatohej edhe përse i përket pasojave në lidhje me dokumentet që rezultuan të falsifikuara.

Këtë fakt e ka pranuar edhe gjykata e cila mbi ankimin e palëve për vendimin e pushimit e ka përligjur, atë si një vendim penal të formës prerë, kur ka lenë në fuqi vendimin e pushimit dhe ka kërkuar si pjesë të këtij vendimi fshirjen e dokumenteve të falsifikuara. Sikurse rezulton vendimi i gjykatës Apelit Nr. 131 datë 23 dhjetor 2019.

Më tej Sefedin Shefa shprehet “Mbas pushimit  hapem gjyq në gjykatën e shkallës parë Lushnje, për asgjësimin e këtyre dokumenteve të falsifikuara”.

Vendimi i prokurorisë së pushimit. Gjykata e Lushnjës e më pas ajo e Apelit Vlorë me vendimin 131 të datës 23 Dhjetor të 2010, mori vendimin për asgjësimin e dokumenteve, autorizim shitje, kontratën e shitjes dhe gentplan. Pasi këto dokumente edhe pse ishte marrë vendimi nga prokuroria më parë nuk ishin asgjësuar dhe ndodheshin në institucionet shtetërore”.

Me marrjen të formës prerë të vendimit gjyqësor me datën 14 Janar 2020, në zbatim të kritereve të kodit të procedurës penale Nr. 462 vijues, ai vu në ekzekutim nga prokurori i Lushnjës, Artan Azbi. Sipas ekspertëve në kundërshtim me të gjitha procedurat ligjore, pa pasur asnjë shkak dhe i kundërshtuar nga një person i palegjitimuar është bërë objekt i ankimit në gjykatë, urdhri i ekzekutimit të vendimit të formës së prerë.

Procedura e ndjekur në rastin konkret, duke pasur parasysh edhe objektin e ekzekutimit, është në shkelje të hapur të ligjit dhe tregon inferioritetin e organeve të drejtësisë, prokurorisë dhe gjykatës, të cilët, si dhe në rastet e tjera, janë munduar t’i bëjnë qejfin falsifikatorit Ferit Tabaku duke e pajisur me vendime ekstra procedurale. Kjo zgjidhje, në kundërshtim me ligjin, vetëm për t’i dhënë atij kohë dhe hapësirë, hedh dyshime mbi zellin e organeve të drejtësisë në Lushnje për të lënë të lirë personat që shkelin ligjin apo që përfitojnë prona me dokumente të falsifikuara.

Sipas Shefës “ Ferit Tabaku, kërkoi që ekzekutimi i vendimit për asgjësimin e dokumenteve të falsifikuara që u bë nga ana e prokurorit të Lushnjës Artan Azbi, të pezullohej”.

Proceduara e ndjekur në këtë rast, nga gjykata Lushnje, u hodh poshtë nga gjykata e Apelit Vlorë. Kjo gjykatë, me vendim Nr. 225, datë 2 Tetor 2020, hodhi poshtë vendimin e dhënë nga gjyqtarja e Lushnjës, Lorena Çabej, dhe vendosi lënien në fuqi të vendimit gjyqësor penale Nr. 131, datë 23 dhjetor 2019 të gjykatës së rrethit gjyqësor Lushnje. Vendimi i Apelit në Vlorë, cilësoi se dokumentet e falsifikuara nga ana e Faslli Turkut dhe Ferit Tabakut duhet të asgjësoheshin.

Me datën 24 Shkurt 2002, gjytarja Lorena Çabej e pezulloj vendimin e formës prerë për asgjësimin e dokumenteve të falsifikuara, pasi kërkesës së Ferit Tabakut, i dënuar për falsifikim” shprhet Sefedin Shefa.

Pas zvarritjeve ekstra procedurale u fut në procedurë ekzekutimi vendimin për fshirjen e dokumenteve të falsifikuara. Vendim i cili gjeti zbatim me datën 16.04.2021.

Paralelisht për të përfituar në kohë, Ferit Tabaku, ngriti një akuzë ndaj Sefedin Shefës, për falsifikimin e dokumenteve të pronësisë.

Më tej Shefa tregon se “Në këtë moment, i dënuari Ferit Tabaku, bën kallëzim penal në adresën time me 20 janar 2020, me pretendimin se dokumenti im dhe noterimi është i falsifikuar. Dokument që është dhe ka dalë nga arkivat e shtetit, që është vendimi i Këshillit Popullor 4 nëntorit 1958”.

Pra, paradoksi është se ai ka ngritur një akuzë për të njëjtën çështje për të cilën ai ishte deklaruar vetë fajtor. Me këtë lëvizje i dënuari Tabaku, arrin të pezullojë çështjen civile me datën 10.03.2021 për të cilin ishte në konflikt gjyqësor me shtetasin Sefedin Shefa.

Pezullimi u arrit me ndihmën e prokurorisë, me një procedim të filluar ndaj Shefës në shkelje flagrante të ligjit për një çështje të gjykuar, bëjnë të ditur ekspertët ligjorë.

Sipas Shefës “Prokurorja Merita Selimi i dërgon shkresë gjykatës me datën 9 mars 2021, dërgoi kërkesës gjykatës sepse unë isha marrë i pandehur me kallëzimin që i kishte marrë kjo prokurore Ferit Tabaku, për dokumentet e mia. Në moment, gjyqtarja e asaj kohe Arjeta Lika, merr vendimin e pezullimit të gjyqit civil që po zhvillohej në shkallën e parë, për dëmshpërblimin e truallit të marrë me letra false dhe që është ndërtuar mbi të, të ish-kinemasë”.

Kjo çështje u mbajt më shumë se dy vite nga prokurorja Merita Selimi, ku në gjykatë ajo përdorte ketë kallëzim për bllokimin e gjyqit. Ndërkohë që kur Shefa kërkonte informacion ligjor për këtë çështje, prokuroja Selimi shprehej se “ ju nuk jeni person nën hetim”.

Sipas avokatit Arben Llangozi “ institucionet ligjore duhet të jenë të kujdeseshëm në kthimin e përgjigjeve të tyre. Pasi nga njëra anë prokurorja heton për falsifikim material dhe dy vërtetime që kundërshtojnë njëri tjetrin, kemi të bëjmë me një falsifikim material të prokurores. Pra kemi dy dokumente të lëshuar nga i njëjti institucion të lëshuar nga e njëjta prokurorie. Pra kemi një falsifikim se të dy dokumentet nuk mundet të vërtet nuk mundet të jenë. Njëri nga këta është i  falsifikuar, i krijuar nga institucioni dhe prokurorja e çështjes. Kemi të bëjmë me një vërtetim të falsifikuar intelektualist. Në qoftë se ne i referohemi nenin 186 paragrafi  3 i Kodit Penal, ku fakt , ku kemi dy dokumente të ndryshme, që parqet dy pretendime apo kthim përgjigje të ndryshme e ngarkon me përgjegjësi ligjore penale prokuroren sipas nenit dhe paragrafit që sipër citova”.

Qëndrimi i prokurores, ndryshe ishte në gjykatë e ndryshe me Sefedin Shefën. Në momentin që gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin numër 57, datë 14 Prill 2022 vendosi ndryshimin e vendimit të datës 10.03.2021 të dhënë nga gjykata e Lushnjës. Në vendim thuhet “ rrëzimin e kërkesës për pezullimin e gjykimit dhe vijimin e gjykimit në fazën e mbetur”.

Në momentin që Apeli zhbllokoi gjyqin, prokurorja Merita Selimi, bëri lëvizjen e radhës në shkelje të ligjit, ku në të njëjtat rrethana në ndihmë të falsifikatorit Ferit Tabaku, i njoftoi akuzën Sefedin Shefes për veprën penale të falsifikimit, neni 186/1 kodit penal, si shkelje flagrante shprehen ekspertët.

Sipas Sefedin Shefës “ Me tu dhënë vendimi i formës prerë që gjyqi civil të filloj atje ku është lënë, që rrëzoj vendimin e gjykatës Lushnje që kishte bërë pezullimin e gjyqit, prokurorja Merita Selimi menjëherë më mori të pandehur nën akuzën e falsifikimit dhe përdorimit të dokumentit të falsifikuar. Dokumentet të cilat nuk kanë asnjë pikë e asnjë presje të cenuar nga ana ime”.

“I kallëzuari Ferit Tabaku, nga i kallëzuar u be kallëzues dhe më bën kallëzim sikur unë kam falsifikuar letrat e babait tim, të vitit  1958 kur unë kam lindur në 1961. Prokurorja Merita Selimi e merr të mirëqenë këtë kallëzim, që ajo vetë ta bërë akt ekspertize në ekspertizën shkencore të shtetit në kriminalistikë dhe ata kanë kthyer përgjigje në favorin tim. Më regjistroi dhe brenda 5-6 ditëve më mori person te pandehur. Është hetuar për 7 vjet nga kjo Prokurori dhe kanë dalë dokumentet e F.T te falsifikuara jo dokumenti im. Me ka çuar 4 fletë thirrje për tu paraqitur në Prokurori dhe nuk më lejonte të futesha në Prokurori”,  tha Sefedin Shefa.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.