Kryesore

“Të shërbejë si kambanë e përhershme për të përkujtuar dënimin e gjenocidit!” – Shqipëria votoi pro Rezolutës së Srebrenicës, President Begaj: Shqipëria e konfirmoi e një herë veten në grupin e vlerave perëndimore

19:33 - 23.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar mbi miratimin e Rezolutës së Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës nga Asambleja e OKB-së.




Begaj u shpreh se data 11 korrik duhet të shërbejë si një kambanë e përhershme për të përkujtuar dënimin e gjenocidit.

Shqipëria votoi pro për këtë rezolutë, e President Begaj e cilësoi si një rikonfirmim qe shteti ynë pozicionohet krah vlerave perëndimore.

“Asamblea e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot një rezolutë që e vendos 11 Korrikun Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë.

Shqipëria edhe një herë e konfirmoi veten në grupin e vlerave perëndimore me votën dhe angazhimin e saj që kjo rezolutë të miratohej.

Kjo datë do të shërbejë si kambanë e përhershme për të përkujtuar dënimin e gjenocidit, që masakra të tilla të mos përsëriten më dhe njëkohësisht është edhe një përgjigje ndaj mohuesve të gjenocidit dhe krimeve të tilla të tmerrshme.” -shkroi Presidenti i Republikës


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.