Kryesore

Analiza e finales së Ligës së Europës/ Markime një kundër një, Gasperini i dha leksion Çabi Alonsos

12:12 - 24.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të mundësh kështu skuadrën surprizë të futbollit europian që vinte pas 51 ndeshjesh pa humbje, nuk është diçka që e bëjnë të gjithë.




Mund të arrihet nëse ke shumë vite që punon me të njëjtin qëllim dhe synim, duke iu dhënë lojtarëve koncepte të qarta që arrijnë të kalojnë edhe befasitë që një sport si futbolli t’i sjell përpara.

Të mbrohesh duke sulmuar, kjo është kredoja e Gasperinit. E bëri realitet në ndeshjen më të rëndësishme të karrierës. Atalanta gjunjëzoi Leverkusenin duke e bërë që ta shfaqte futbollin me të cilin dominoi Gjermaninë dhe Europa Ligën vetëm në momentet e fundit.

Skuadra e Ksabi Alonsos di mirë që të krijojë superioritet numerik me lojtarët duke ndryshuar lojën dhe me topa vertikalë. Në Dublin, duke njohur filozofinë dhe karakteristikat e kundërshtarit, kampionët e Gjermanisë e përgatitën ndeshjen duke mos luajtur me sulmues të parë, por me trekuartistë që kishin për detyrë që të vinin në presion dhe të çorientonin Gjimshitin me shokë.

Pjesa tjetër ishte nisja e topave në thellësi për të tentuar duelet një kundër një dhe hapje nga krahët për të gjetur të papërgatitur skuadrën e Gasperinit. Ishte një plan loje i qartë dhe i rrezikshëm, madje i vështirë për t’u lexuar në rast se nuk do të ishim Gasperini.

Sepse trajneri i bergamaskëve kishte përgatitur një ndeshje perfektë duke iu kërkuar 3 qendërmbrojtësve që të markonin Frimpongun, Virtcin dhe Adlin. Kishin detyrën që t’i shoqëronin deri në mesfushë dhe aty pastaj ishte puna e Kompeinersit dhe Edersonit. Markime të ashpra dhe një kundër një është një nga aspektet më tërheqës së futbollit të Gasperinit.

Atalanta bënte presing përpara me De Kejtelar, Skamakën dhe Lokmanin te tre mbrojtësit e Leverkusenit dhe me anësorët Zapakosta e Ruxheri vinte deri në mesfushë për të bllokuar mesfushorët Xhaka dhe Palacios. Sapo rikuperonte topin kërkonte menjëherë shpejtësinë e Lokman. Atalanta nuk lëshoi asnjë centimetër në agresivitet dhe kilometra.

Kjo ishte arsyeja e vërtetë pse Gasperini dominoi totalisht Leverkusenit duke fituar një finale në një stil ndryshe nga italiani. Një magji që është e destinuar për të qëndruar gjatë. Atalanta e bukur, argëtuese, tani di të jetë edhe… fituese.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.