![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një 27 vjeçar është arrestuar paraditën e sotme në Berat, pasi i vodhi nga qafa të moshuarës 68 vjeçe varësen e floririt.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çlirim” të qytetit, pranë banesës së 68 vjeçares me iniciale S.A., kur shtetasi A.V., 27 vjeç i është afruar dhe i ka marrë varësen nga qafa me forcë.
Autori është larguar me vrap, por uniformat blu e identifikuan menjëherë pas denoncimit të së moshuarës.
Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Berat/I mori me forcë nga qafa, varësen e floririt, një 68-vjeçareje, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasja S. A., se një shtetas i kishte marrë me forcë nga qafa, varësen e floririt, organizuan punën dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore identifikuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:
- V., 27 vjeç, banues në Berat.
Ky shtetas dyshohet se i ka marrë me forcë varësen e floririt, nga qafa, shtetases S. A., afër banesës së saj, në lagjen “Çlirim”, dhe më pas është larguar me vrap.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.