Kryesore

Arrestohet 27 vjeçari në Berat, i vodhi nga qafa të moshuarës varësen e floririt

12:06 - 25.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 27 vjeçar është arrestuar paraditën  e sotme në Berat, pasi i vodhi nga qafa të moshuarës 68 vjeçe varësen e floririt.




Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çlirim” të qytetit, pranë banesës së 68 vjeçares me iniciale S.A., kur shtetasi A.V., 27 vjeç i është afruar dhe i ka marrë varësen nga qafa me forcë.

Autori është larguar me vrap, por uniformat blu e identifikuan menjëherë pas denoncimit të së moshuarës.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

 

Njoftimi i policisë:

Berat/I mori me forcë nga qafa, varësen e floririt, një 68-vjeçareje, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasja S. A., se një shtetas i kishte marrë me forcë nga qafa, varësen e floririt, organizuan punën dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore identifikuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

  1. V., 27 vjeç, banues në Berat.

Ky shtetas dyshohet se i ka marrë me forcë varësen e floririt, nga qafa, shtetases S. A., afër banesës së saj, në lagjen “Çlirim”, dhe më pas është larguar me vrap.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.