Kryesore

“Edhe në Tropojë është krijuar 5R e Rexhës, siç funksionon 5D në Tiranë.”, Noka: Rama po tenton të përkulë këtë qytet

17:59 - 26.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari i Partisë Demokratike të drejtuar nga Rithemelimi, Flamur Noka, i ndodhur në një takim me qytetarët e Tropojës, u shpreh se dhe në këtë qytet është krijuar 5R e Rexhës, njëjtë në funksion si 5D e Tiranës. 




Noka thekson se sheh dëshpërim në Tropojë, e në Shqipëri.

Ai shtoi se Rama po tenton të përkulë këtë qytet, ashtu si dhe qeverisja e vendit është shndërruar në organizatë kriminale, me synim grabitjen.

 

“Edi Rama dhe regjimi i tij po tentojnë të përkulin Tropojën. Në çdo fshat nuk mbillet më asgjë se nuk ka ku shitet, nuk ka treg, sepse qeveria e Ramës ka bllokuar subvencionet. Sot sheh dëshpërim në Tropopë e në Shqipëri. Kemi një pushtet që ka zhytur Shqipërinë në situatë të mjerë.

Qeverisja e Ramës është shndërruar në organizatë kriminale, që ka si synim grabitjen. Edhe në Tropojë është krijuar 5R e Rexhës, siç funksionon 5D në Tiranë.

Qeveria sillet në mënyrë çnjerëzore me qytetarët. Rrëmbejnë pronat, bëjnë ligje për të vjedhur bregdetin. Shqipëria është nën këtë babëzi, sepse në vend nuk ka drejtësi,” tha ndër të tjera Flamur Noka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.