Kryesore

HISTORIKE! Egnatia është kampione e Shqipërisë! Rrogozhinasit mundin Partizanin në Tiranë dhe festojnë titullin e parë

21:08 - 26.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egnatia ka shkruar sot historinë e futbollit shqiptar, duke fituar për herë të parë Kategorinë Superiore. Skuadra e Edlir Tetovës ka bërë gjithçka mirë teksa ka mundur edhe Partizanin në finale me rezultatin 1-0 në “Air Albania” për të siguruar trofeun e parë më të rëndësishëm të futbollit tonë.




 

Partizani dhe Egnatia luftojnë sonte për titullin e madh të Superiores. Një duel i cili pritet të ndezë “Air Albania’.

Të kuqtë duan të fitojnë trofeun e dytë radhazi ndërsa rrogozhinasit vijnë me moralin lart pas triumfuan në Kupën e Shqipërisë. Rrogozhinasit kërkojnë të shkruajnë historinë duke fituar për herë të parë kampionatin shqiptar.

 

 

Fituesi i kësaj sfide, përveç trofeut, siguron minimalisht rreth 1 milionë euro nga pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve, teksa humbësi shkon më Ligën e Konferencës.

LIVE PARTIZANI-EGNATIA 0-1

35′ Ibrahimoglu

NGJARJET KRYESORE

90’+8’ Tejlor i jep fund ndeshjes, Egnatia është kampione e Shqipërisë.

90’+8’ Ahmetaj gjuan nga jashtë zonës por gjen përgjigjen e Qirkos. (VIDEO)

90’+5’ Ahmetaj merr vendin e Zejnullait në radhët e Egnatias.,

90’+3’ Skuka ka rastin e artë për të shënuar me një kthesë të shpejtë në zonë, por sfera shkon jashtë katërkëndorit të Sherrit. (VIDEO)

90’+2’ Egnatia mendon vetëm si të kalojë minuta deri në vërshëllimën finale, duek hequr dorë edhe nga aksionet sulmuese.

90′ Jepen 7 minuta shtesë.

89’ Rrapaj harkon një goditje dënimi në zonë, por nuk ia del të gjejë devijimin drejt portës nga shokët e tij.

85’ Edhe Ibrahimoglu ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Mehmetit.

83’ Murataj ndëshkohet me të verdhë pasi largohet para tribunës së tifozëve të Egnatias duke i provokuar.

83’ Mehmeti dhe Mensah marrin vendin e Muratajt dhe Carës në radhët e Partizanit.

81’ Aksion spektakolar i Egnatias pas një goditje këndi, Spahiu provon me kokë por Qirko devijon duke çuar sferën në shtyllë e shpëtuar skuadrën e tij. (VIDEO)

79’ Fernando lë vendin në fushë për Ramën në radhët e Egnatias.

77’ Kundërsulm i shpejtë i Egnatias, por lojtarët e skuadrës rrogozhinase vendosin që të ulin ritmin dhe qetësojë lojën, duke administruar minutat.

76’ Rrapaj provon në kufijtë e zonës, sfera bllokohet nga mbrojtja.

72’ Pas një goditje dënimi, topi shkon te Murataj i cili me roveshatë nuk gjen portën e më pas Skuka rrëzohet në zonë, por Tejlor bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

68’ Mundësia më e mirë e Partizanit për të shënuar në këtë ndeshje! Taipi del para Sherrit dhe gjuan por portieri e devijon sferën mbi traversë. (VIDEO)

64’ Skuka merr vendin e Bintsuka në radhët e Partizanit.

63’ Spahiu provon vetë nga distanca, pa gjetur portën e Qirkos. (VIDEO)

59’ Goditje dënimi ballore e Rrapajt, muri mbrojtës devijon sferën në këndore.

57’ Spahiu fiton topin në gjysmëfushën kundërshtare dhe nis Ibrahimoglu, por ky i fundit nuk ia del të krijojë hapësirën për të gjuajtur. (VIDEO)

54’ Partizani ka më shumë kontrollin e tropit në këto minuta, por nuk ka ide të qarta për të krijuar sulme të rrezikshme, duke humbur topin para zonës rrogozhinase.

49’ Cara merr një pasim të shkëlqyer në të majtën, shmang Fangajn dhe gjuan në shtyllën e dytë, pa gjetur portën e Sherrit. (VIDEO)

47’ Montenegro merr një pasim në thellësi në zonë dhe nga e djathta tenton shtyllën e dytë, por pa shumë sukses. (VIDEO)

46’ Mba lë fushën e lojës në radhët e Partizanit, me Taipin që merr vendin e tij në startin e pjesës së dytë.

45’+5′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Egnatias.

45’+2’ Aksion tjetër i rrezikshëm në të djathtën i Egnatias, me topin që shkon në qendër te Spahiu ku ky i fundit vonohet dhe i jep kohën mbrojtjes të largojë sferën. (VIDEO)

45′ Jepen 4 minuta shtesë

44’ Predhë e Ibrahimoglu nga distanca, Qirko devijon në këndore dhe mban në lojë skuadrën. (VIDEO)

43’ Në zhvillimin e goditjes së dënimit janë rrogozhinasit që largojnë rrezikun e nisin kundërsulm duke detyruar Rrapajn të ndalë në mënyrë të parregullt Ibrahimoglu dhe ndëshkohet me të verdhë.

42’ Ndreca ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Hadrojt.

40’ Mundësi e shkëlqyer e Mba për të barazuar shifrat, por sulmuesi vonohet para Sherrit dhe nuk gjuan, me mbrojtjen e cila më pas kontrollon sferën. (VIDEO)

38’ Cara ka mundësinë të rrezikojë me një goditje dënimi ballore, por harkimi i tij shkon larg portës së Sherrit. (VIDEO)

35’ GOOOL EGNATIA! Pas një aksioni nga e djathta të Spahiut, harkimi i tij gjen Ibrahimoglu i cili shmang një mbrojtës dhe gjuan duke kaluar rrogozhinasit në avantazh. (VIDEO)

33’ Spahiu hyn në fushë në vend të Dulis të dëmtuar.

33’ Të kuqtë përfitojnë nga epërsia numerike momentale në zonë dhe harkojnë disa herë radhazi në zonë, por pa gjetur portën e Sherrit me tentativat e tyre.

30’ Dulis nuk mund të vazhdojë më për probleme fizike dhe lë fushën e lojës.

29’ Zejnullai provon me një gjuajtje të fortë nga e djathta, sfera nuk gjen portën e të kuqve. (VIDEO)

25’ Fernando hyn në zonë në krahun e djathtë, por mbrojtja e të kuqve mbyll mire dhe nuk e lejojnë të krijojë rrezik para Qirkos.

21’-23’ Partizani tund rrjetën por Entoni Tejlor e anulon golin! Pas një goditje dënimi, Bintsuka është ai që shtyn topin në rrjetë por gjyqtari, edhe pas konfirmimit nga VAR, bën të ditur se ka prekje të topit me dorë në sulm dhe goli është i pavlefshëm. (VIDEO)

19’ Egnatia ka në dispozicion një goditje dënimi nga e majta, topi i harkuar në zonë kontrollohet qetësisht nga Qirko.

15’ Mba shfaqet në sulm në të djathtën, gjuajtja e tij kalon pasqyrën e portës pa u devijuar nga askush dhe shkon në anësore në krahun tjetër. (VIDEO)

11’ Epërsi e Egnatias në këto minuta në mbajtjen e topit dhe krijimin e aksioneve në gjysmëfushën kundërshtare.

8’ Mundësia e parë e artë është për Egnatian me Ibrahimoglu i cili gjuan drejt portës por çon sferën jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

6’ Në zhvillimin e saj është Xhemajli i cili provon me kokë, pa gjetur portën e Qirkos.

5’ Pas një goditje dënimi për Egnatian, Atanaskoski me vështirësi largon topin në këndore.

1’ Atanaskoski provon menjëherë nga distanca, topi i tij nuk shqetëson Sherrin.

1’ Nis dueli në “Air Albania”

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Sota, Sembene, Hadroj, Murataj, Maget, Rrapaj, Bintsuka, Cara, Mba.
Trajner: Orges Shehi

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Dulis, Malota, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Ibrahimoglu, Montenegro
Trajner: Edlir Tetova

Gjyqtar: Antoni Tejlor (Angli)

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.