Kryesore

“I kemi dhënë fund të gjitha debateve të brendshme, që ka cuar ujë në mullirin e Edi Ramës.” – Salianji nga Tropoja: Ne drejtuesit e PD duhet të kërkojmë falje për atë që ka prodhuar për demokratët

17:38 - 26.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, në një takim me qytetarët në Tropojë është shprehur se forca politike i ka dhënë fund të gjitha debateve të brendshme dhe se drejtuesit e partisë, paçka me faji apo jo, duhet të kërkojë falje për atë që ka prodhuar për demokratët.




Salianji thekson se PD do të bëjë të pamundurën që 2024 të jetë viti i fundit qeverisës për Edi Ramën.

“Demokratët sot janë me më shumë entuziazëm dhe besim për fitoren në vitin 2025.”, shprehet deputeti demokrat

Ervin Salianji: Ne sot jemi në një proces, ku i kemi dhënë fund të gjitha debateve të brendshme, që ka cuar ujë në mullirin e Edi Ramës.

Nisur nga gjithçka ka ndodhur, ne drejtuesit e PD, kush me shumë e kush më pak duhet të kërkojë falje për atë që ka prodhuar për demokratët.

Demokratët sot janë me më shumë entuziazëm dhe besim për fitoren në vitin 2025.

Po hymë në vitin e fundit të qeverisjes së Ramës dhe do të bëjmë të pamundurën që ky të jetë viti i fundit i tij dhe sektit të tij në qeverisje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.