Kryesore

“Kjo është fryma përçarëse që po mundohet të përhapet edhe në diasporë.”, reagon Alibeaj për vizitën e Ramës me emigrantët në Milano: Keqqeverisja dhe korrupsioni i kësaj qeverie është arsye kryesore e largimit të shqiptarëve.

16:33 - 26.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
 Sekretari i Përgjithshëm i PD-sw, Enkelejd Alibeaj ka reaguar mbi takimin e Kryeministrit Edi Rama në Milano të Italisë me emigrantët shqiptarë. 
Ai ka postuar një video në rrjete sociale të tij, ku duket një situatë e agravuar mes disa shqiptarëve pjesëmarrës në turin e Ramës, duke e shoqëruar me mbishkrimin se kjo është fryma përçarëse që po përhapet në diasporë.
Vëmendjen e risolli dhe një herë tek nevoja për votën e diasporës shqiptare, por sipas Alibej Rama ka frikë për shkak të  keqqeverisjes dhe korrupsionit që ka pushtuar vendin tonë, duke i bërë këta dy faktorë arsye të largimit të shqiptarëve nga vendi ynë.
Postimi i Enkelejd Alibeaj:
Pas fasadës së takimeve të Edi Ramës me diasporën, fshihet përpjeka e militantëve të tij, që e shoqërojnë me porosi nga Shqipëria, për të moslejuar pikërisht votën e diasporës.
Ky është realiteti i një ligjërimi kryeministror që flet për gjithçka dhe nuk mban përgjegjësi për asgjë.
Kjo është fryma përçarëse që po mundohet të përhapet edhe në diasporë.
Edi Rama dhe PS kanë frikë nga vota e diasporës, sepse keqqeverisja dhe korrupsioni i kësaj qeverie është arsye kryesore e largimit të shqiptarëve.
Ndaj vetëm propozimet tona për votën e diasporës e zgjidhin përfundimisht këtë çështje





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.