Kryesore

“Kryebashkiaku i Tropojës i fryrë nga korrupsioni”, Salianji për operacionin e SPAK: PS dhe bandat janë bërë një

19:04 - 26.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, në takimin e tij me qytetarët në Tropojë ceku dhe operacionin e SPAK, duke e cilësuar si të dështuar.




Nuk munguan as akuzat, ku Salianji u shpreh se Kryetari i Bashkisë së Tropojës është i fryrë nga korrupsioni, si dhe sipas tij PS e bandat kriminale janë bërë një.

Demokrati përmendi dhe denoncimet mbi Bajrat apo banda të tjera në Shkodër, ashtu sikurse dhe Arben Ndokën, ky i fundit i përmendur në operacionin e SPAK-ut.

“I patë se si i porosisnin vrasjet, provoni të porosini një picë sa shpejt vjen, si nuk i gjen dot policia kriminelët. Në 11 vite qeverisje të Ramës, gjithçka ka shkuar keq. PD ka njerëz krenarë, që qëndrojnë në bindjet e tyre.

Kryebashkiaku i Tropojës është fryrë nga korrupsioni, kur ishte me PD ishte i keq sipas Ramës, kur u bë me PS qenka i mirë. Ne kemi përmendur Bajrat dhe bandat e tjera në Shkodër, i kemi denoncuar me emra. Pastaj thonë fiton PS. Ne kemi vendosur të qëndrojmë me vlera. Ne kemi denoncuar Arben Ndokën. E pate Ndokën që bëhej me bandat në gjithë Shqipërinë për të vrarë njerëz.

Kontrolli në territor ka qenë i bandave bërë njësh me shtetin, edhe zgjedhjet janë fituar në sajë të bashkëpunimit me banda. Bandat i kanë shërbyer shtetit dhe shteti më pas iu ka shërbyer bandave. PS dhe bandat janë bërë një” tha Salianji.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.