Kryesore

“Nuk do t’i harroj kurrë fytyrat e shqetësuara të autoritetëve të sigurisë që…”, takimi me emigrantët në Milano, reagon Rama: Përulësisht mirënjohës…

20:07 - 26.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, ka dhënë një reagim mbi takimin e tij e sotëm me emigrantët shqiptarë në Milano.




Ai e vë theksin tek mbushja e sallës mbi kapacitet, saqë mbetën jashtë shqiptarë, duke mos pasur mundësi për të marrë pjesë në takim

Rama shprehet se nuk do t’i harrojë kurrë fytyrat e shqetësuara të autoriteteve të sigurisë italiane, pasi sipas kryeministrit kishin merakun mos të ndodhte ndonjë “hata” nga mbingarkesa e njerëzve tek shkallët.

 

 

Postimi i Edi Ramës:

FALEMINDERIT është fjala e rastit, po që në këtë rast nuk e thotë dot as së largu ndjenjën krejt të veçantë të kësaj dite të jashtëzakonshme shqiptarie në Itali❤️

Përulësisht mirënjohës për emocionin e paharrueshëm dhe përulësisht ndjesë mijërave që mbetën pa u futur dot në sallën, që u mbush tej kapacitetit
Nuk do t’i harroj as fytyrat e shqetësuara të autoriteteve të sigurisë, që kishin frikën e ndonjë hataje nga mbingarkesa e shkallëve, teksa njerëzit kërkonin të hynin akoma më shumë Ç’të bëja, u thashë qetësohuni, ne jemi ata të maleve mbi anije, as nuk kthehemi dot mbrapa as nuk na ndalon dot gjë të vazhdojmë përpara
E marr me mend ç’menduan, po s’po e them, rëndësi ka që kur u krye filluan të qeshin edhe ata
SHUMË SHUMË SHUMË FALEMINDERIT


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.