Kryesore

“Shkove si përfaqësuesi i narkoshtetit të parë e të vetëm në Europe!”, Rama në Milano, reagon Berisha: Ishte si padrino e Arben Ndokës, Xhelal Rrajës dhe Durim Bamit

21:05 - 26.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Kryeministri, Sali Berisha në fjalimin e tij të zakonshëm nga dritarja e banesës së tij, në të cilën ndodhet nën masen e arrest shtepie, ka reaguar mbi takimin e Ramën në Milano me emigrantatët shqiptarë.




Kreu i opozitës akuzoi kryeministrin se ai ka shkuar në Itali si përfaqësuesi i narkoshtetit të Europës, ashtu sikurse dhe u shpreh se Rama ishte nën funksionin e “padrino” të Arben Ndokës, Pëllumb Gjokës, Xhelal Rrajës, Behar Bajrit, Durim Bamit, Emiljano Shullazi dhe Luftim Hysës, emra të cilat pjesa më e madhe janë të përfshirë në operacionin e SPAK-ut.

Berisha tha se Rama ka arritur të shpopullojë Shqipërinë, duke e cilësuar si një akt makabër.

 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Edi Rama në Itali shkoi si përfaqësuesi i  narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Ai ishte sot në Itali, si padrinoja i Arben Ndokës, Xhelal Rrajës, Pëllumb Gjokës, Behar Bajrit, i Durim Bamit, Emiliano Shullazit e Avdylve’ Troplinve dhe Gentian Xhixhes, e Luftim Hysës së sinaloas në Meksikë.

Ai ishte sot në Milano si turisti i Arubës, si pasagjeri që në dy vite ka kryer me avion e tij 141 udhëtime dhe që ka transportuar qindra e qindra baule diplomatike, brendia e të cilave shumë shpejt se do të dalë.

Edi Rama në Itali shkove si hajduti më i madh i popullit tënd, që ka shkelu ndonjëherë atë tokë.

Në Milano shkove si armiku më i egër i kombit tënd, shkove si mashtruesi me ordiner që ka shkelur në gadishullin e Apenineve, shkove si delinkuent i arrestuar në aeroportet e atij vendi dhe të vendeve të tjera.

Edi Rama, në Itali shkove si Pashiqi i shqiptarëve, si Çubrilloviçi shqipfolës që sipas Eurostarit dhe jo sipas opozitës o mashtrues ordiner, në 10 vjet ke larguar nga Shqipëria 1.1 milion shqiptare dhe po sipas Eurostatit, ke renditur Shqipërinë të dytën në bote pas Sirisë për largimin prej saj të të rinjve nën 18 vjeç.

Eurostati o mashtrues është institucioni zyrtar i BE-së për statistikat. Nuk është i opozitës dhe as i qeverisë.

Por dhe të njëjtën gjë thonë të dhënat e vërteta të regjistrimit të përgjithshëm të popullatës, të cilat nga tetori gjer, ditë e natë me falsifikatorë, hordhi falsifikatorësh përpiqesh ti shtosh, ti manipulosh, në kohë kur ato tregojnë se Shqipërinë e përgjysmove, se sot në Shqipëri jetojnë 1 milionë e 420 mijë shqiptarë.

Shpopullimi i Shqipërisë është akti më makabër, akt që tejkalon barbaritë e çdo pushtuesi në shekuj e mijëvjeçar.

Shpopullimi është krimi yt madhor i njerëzimit kundër shqiptarëve.

Kurrë shqiptarët dhe as historia nuk do ta fal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.