Kryesore

“Gjuha e përdorur kundër SPAK, e denjë për kriminelë” – Braçe kundërpërgjigjet opozitës: I rruajtën pasuritë dhe nuk u hetuan

16:02 - 27.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PS, Erion Braçe, në seancën plenare për votimin e pr.rezolutës kundër korrupsionit, u shpreh se gjuha që përdoret në Kuvend kundër SPAK-ut, është e denjë për kriminelët dhe jo për deputetët.




Socialisti nuk kurseu as komente ndaj opozitës, kjo e fundit kundër votimit të pr.rezolutës së mazhorancës.

Gjuha që përdoret këtu kundër SPAK, është gjuhë e denjë për kriminelë, nuk mund të jetë gjuhë e denjë për deputetët. 

Rruajtja e klubit Partizani, rruajtja e Rrugës së Kombit, e cila nuk është gjykuar sot e kësaj dite, dhe në fund rruajtja e fishekëve, predhave, dhe çdo gjëje tjetër, që nuk u hetua dhe nuk u gjykua, sepse kishim të përfshirë atë familjen politike dhe biologjike”, tha Braçe.

Në vijim ai shtoi se vetëm tani po vepron drejtësia, pasi më parë nuk u lejua të hetohej ajo rruatja e klubit Partizani.

Korrupsioni nuk luftohet me gojë dhe pastaj mbron të korruptuarit”, tha Braçe, referuar deklaratave të mëparshme të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.