Kryesore

“Mos je djali i adoptuar i babit të Zenit?!”- Spiropali thumbon Bardhin: Paskeni ndërruar mendje për rezolutën, nga kundër do të votoni…

14:04 - 27.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj në seancën plenare, ku po prezantohet pr.rezoluta e PS për anti-korrupsionin, ka ironizuar kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.




Ajo shprehet se sa herë e sheh Bardhin, e pyet veten nëse është ai që lufton për korrupsionin në parlament, apo që shkon poshtë ballkonit për të mbrojtur shtatoren e korrupsionit.

Spiropali shton se ata janë dy kampe, që nuk bien dakord as për datat në kalendar.

Spiropali: I dashur koleg sa herë të shoh dhe të dëgjoj pyes veten, kush je? Je ai që lufton më fjalë korrupsionin këtu, apo ai që shkon poshtë ballkonit, për të mbrojtur shtatoren e korrupsionit.

Je ai që lufton për luftën për drejtësi Gazi, me SPAK me fjalë gojë, apo je ai që merr porositë për të folur këtu nga goja e rrugës së shpresës që nuk pushon duke hedhur vrer nda SPAK-UT.

Je ai që kërkoje hetim për babin e Zenit, apo je djali i sapo adoptuar i babait të Zenit. Të ndryshosh mendje nuk është mëkat, por të kesh dy mendje është hall i madh.

Edhe njëherë si përherë, dy kampe, që edhe për datat në kalendar nuk bien dakord. Edhe për rezolutën që është sjellë sot për të votuar deklaroni votën abstenim, e paskeni ndryshuar, se keni qenë kundër.

Kundër saj keni qenë edhe para se ta lexoni. Është e drejta juaj të zgjidhni. Unë modestisht ju ftoj të bëni të kundërtën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.