Kryesore

“Po diskutojmë për një pr.rezolutë të rëndësishme, por të veçantë si akt i Parlamentit” – Idrizi: I bindur se kolegët do përfshihen seriozisht në diskutime që Shqipëria të jetë gati për në BE në 2030

16:27 - 27.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, në fjalën e tij përgjatë seancës plenare për pr.rezolutën e propozuar ngamazhorancë për antikorrupsion, e cilësoi si një akt të veçantë të Parlamentit dhe se përmbajtja e saj është e rëndësishme. Idrizi tha se është i bindur që kolegët e tij do të përfshihen seriozisht në diskutime të pr.rezolutës, në mënyrë që Shqipëria të jetë e gatshme për në BE në 2030.




Theks i vuri dhe ndërlikimeve të tjera që po kalon vendi për integrimin drejt BE-së, që nuk lidhen me standartet apo reformat në Shqipëri, por me marrëdhëniet ndërkombëtare, duke përmendur kështu Greqinë.

Idrizi: Sot po diskutojmë një projekt rezolutë të rëndësishme për nga përmbatja, por edhe të vecantë si akt  i këtij parlamenti.

Kur them të rëndësishme  kam parasysh përmbajtjen e saj për thellimin e reformave, mirëqeverisjen dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë e 2023. Kur them akt i veçantë, kam parasysh që ky parlament pak ose aspak ka mbajtur qëndrime me rezoluta për cështje të të tilla të rëndësishme.

Rrallë ose aspak ky parlament është përfshirë në debat për cështje të tilla. Jam i bindur që kolegët do të përfshihen seriozisht në këto diskutime për të arritur që Shqipëria të jetë gati për në BE në vitin 2030.

Dua të tërheq vëmendjen që që të jemi gati për në BE në vitin 2030, përpos të tjerave ne na duhet të kalojmë edhe disa pengesa të tjera që skanë  të bëjnë me standardet dhe reformat.

Dëgjova, ata që para disa ditës Mitsotakis tha “se rruga e integrimit të Shqipërisë kalon nga Athina” dhe se Greqia i ka të qarta vijat e kuqe.

Nuk e di nëse ky është një kërcënim apo arrogancë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.