Kronikë

V*tëvrasja e polices me armën e shërbimit, Gjykata e Tiranës liron të dashurin që fshiu mesazhet pasi e gjeti të pajetë

11:42 - 27.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 28 vjecarin Endri Nika, i cili u arrestua për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pas vetëvrasjes së polices 21-vjecare Aldorjana Loshi.




Nika u arrestua pasi rezultoni që kishte fshirë SMS në celularin e të dashures se tij Aldorjana Loshi, e cila u gjet e vetvrarë në banesën e saj.

I riu nga Kamza raportohet se pasi partnerja e tij 21-vjeçare ka qëlluar veten ka shkuar në banesë ku e ka gjetur të pajetë. 28-vjeçari fillimisht ka fshirë mesazhet që kishte shkëmbyer me efektivin e policisë në telefonin e saj dhe më pas ka telefonuar policinë për ngjarjen e ndodhur.

Babai i 28-vjeçari mësohet se ishte gjithashtu efektiv policie dhe punonte në të njëjtin komisariat me të dashurën e tij. Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes, më 24 maj, rreth orës 18:30, në rrugën “Todi Shkurti”.

Efektivja Aldorjana Loshi, prej një viti e gjysëm punonte në komisariatin e policisë nr.5 në Kamëz dhe nuk kishte shfaqur asnjë shenjë depresioni.

Debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund ta ketë çuar 21-vjeçaren drejt këtij akti të rëndë.

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Todi Shkurti”, është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.