BLUETOOTH

“Shoqet e mia janë xheloze për bashkëshortin tim”- Rita Ora habit me deklaratën: Më telefonin dhe më thonin…

11:26 - 07.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja shqiptare Rita Ora gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi ka treguar se shoqet e saj janë xheloze për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, Taika Waititin.




Dy vite më parë çifti kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre 1 vjeçare, ndërsa tha se shumë njerëz e kanë telefonuar duke i thënë që janë xhelozë për lidhjen e saj me 48-vjeçarin.

“Shumë njerëz më kanë telefonuar duke thënë se janë shumë xhelozë për mua për burrin tim. Mendoj se njerëzit xhelozonin nga lumturia jonë, sepse ne qeshim gjatë gjithë kohës. Thjesht është shumë bukur të jesh në gjendje të jesh me dikë që të bën të ndihesh sikur nuk është punë, jo se marrëdhëniet e mia të kaluara ndiheshin si punë, por ndihesha sikur isha përgjegjëse për të bërë gjëra në marrëdhënie. Isha duke bërë përpjekje, dhe ndihem sikur nuk duhet të mendosh vërtet për to, dhe kjo ka ndodhur me të vërtetë, është e natyrshme”– tha këngëtarja.

Gjithashtu Rita tregoi se u dashurua me Taikën, por nuk i shprehu ndjenjat sepse fillimisht ajo mendoi se regjisori mund ta konsideronte atë një person “shumë të çmendur” për pëlqimin ndaj tij.

“Nuk do të thosha se ishim të vendosur, por patjetër u takuam përmes një shoku, rastësisht. Ai po bënte zgarë, burrit tim i pëlqen të gatuajë. Gatuan të gjitha llojet e mishrave dhe sallatave, ai është i jashtëzakonshëm në biftekë, kështu që ai kishte një zgarë dhe ne patëm një mik të përbashkët që më ftoi dhe ja ku u takuam”- tregoi Rita.

“Ne u bëmë miq dhe më pas… Unë e adhurova atë, por nuk mendoja se ai kishte pëlqim për mua sepse mendova se ai mendonte se isha e çmendur për të”- tha këngëtarja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.