Një krim i rëndë është shënuar në Ili të Greqisë, ku daja ka tentuar të përdhunojë mbesën e tij 11 vjeçare e më pas e vret atë më kaçavidë.
Sipas autoriteteve helene, ngjarja i ka fillimet e saj ditën e dielë (9 qershor), kur vogëlushja ka dalë nga shtëpia e saj në Myrtia Ilias, për të shkuar tek gjyshi.
Përgjatë rrugës, një makinë e zëzë ka ndaluar pranë saj, e kjo e fundit futet në automjet.
Mjeti është fiksuar nga kamerat e sigurisë, e rezultoi se ishte në pronësi të dajës së 11 vjeçares, duke shpjeguar kështu qartë se e vogla njohu të afërmin e saj ndaj dhe ka hyrë me besim në automjet.
Por në fakt këtu fillon thrilleri, sepse 37 vjeçari e ka çuar fëmijën në një zonë rurale e ka tentuar ta përdhunojë.
Vogëlushja ka rezistuar dhe kur daja i saj e kuptoi se ajo do e komunikonte këtë ngjarje të rëndë me prindërit e saj, e ka goditur me kaçavidë në qafë, e cila gjeti vdekjen e menjëhershme.
Ai e braktisi trupin e pajetë të së voglës dhe u zhduk, por Oficerët e Sigurimit të Pyrgos arritën të arrestojnë 37 vjeçarin, i cili zbulohet se dhe në vitin 2020 ai ishte i akuzuar për përdhunimin e një vajze 14 vjeçare.