Kronikë

Kultivonin bimë narkotike në Shëngjin, në pranga 4 autorët e dyshuar, në procedim penal 4 të tjerë, një prej tyre punonjës policie

15:43 - 12.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në kuadër të operacionit të koduar “Territori i pastër”, në fshatin Shëngjin, Tiranë, janë arrestuar 4 persona, e janë proceduar në gjëndje të lirë 4 të tjerë, të akuzuar për kultivimin e bimëve narkotike.




Përsa i përket personave të cilët po hetohen në gjendje të lirë, 2 prej tyre janë punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, njëri Kryetar i fshatit Shëngjin dhe një punonjës policie.

Përsa i përket punonjësve të AZM-së, oficerit dhe kryetarit, akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Ndërkohë bimët e kultivuara, një pjesë janë asgjësuar përmes djegies e një pjesë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

 

 

Tiranë

Në zbatim të masave të planit operacional “Territor i pastër”, u finalizua operacioni policor i koduar “Mountain”, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Shëngjin.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

 

Vihen në pranga 4 shtetas, autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.

Procedohen penalisht për shpërdorim detyre, 4 shtetas (kryetari i fshatit Shëngjin, 3 punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe 1 punonjës policie).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mountain”.

Në kuadër të këtij operacioni:

 

-u arrestuan në flagrancë shtetasit F. Gj., 60 vjeçe, I. Gj., 37 vjeç, J. Xh., 34 vjeç, dhe E. E., 30 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;

-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Gj., 56 vjeç, kryetar i fshatit Shëngjin, Zall Bastar; R. K., 57 vjeç dhe R. L., 59 vjeç, punonjës (rojë) të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.

Gjithashtu, në bashkëpunim me AMP, ka filluar procedimi në gjendje të lirë për punonjësin e Policisë (SPZ) E. D., 38 vjeç.

4 shtetasit e arrestuar dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në fshatin Shëngjin, Zall Bastar, ndërsa shtetasit e proceduar në gjendje të lirë, dyshohet se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Një pjesë e bimëve narkotike u asgjësua me anë të djegies, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.