Surja Sinani, 48 vjeç është ekstraduar nga Greqia për në Shqipëri ditën e sotme.
Ai është i dënuar më parë për trafikim e shitje të narkotikëve.
Në vitin 2014, Sinani në bashkëpunim me persona të tjerë transportonte rreth 700 pako me cannabis sativa, me peshë totale rreth 837 kilogramë.
Ai u dënua nga Gjykata e Gjirokastrës me 6 vite burgim, e sot iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
Shfaq Komentet (0)