Kryesore

Çfarë ndodhi mes Meritonit dhe vëllezërve Veshaj ? Sherri mes shokëve që nisi në lojë dhe vijoi jashtë BBV! Ja prapaskenat !

08:49 - 15.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Miqësia e Romeos dhe Meritonit ishte kryefjalë e këtij “Big Brother”-i. Dy djemtë hyjnë në lojë si dy shokë të mirë, por shpejt raporti mes tyre u prish. Madje, në përplasjet që kishin, të dy shkuan shumë larg, duke përmendur edhe të tjerë nga jashtë.




 

Megjithatë, pas gati 1 muaji, dy djemtë e gjetën rrugën e pajtimit dhe u rikthyen edhe njëherë si miq të ngushtë. Por duket se nuk ka zgjatur shumë. Sapo kanë dalë nga “Big Brother”, raporti mes tyre është prishur njëherë e mirë. Aktualisht, Romeo dhe Meritoni as nuk ndiqen në rrjetet sociale, duke i dhënë fundi njëherë e mirë miqësisë së tyre 6-vjeçare. Madje, Meritoni, i ftuar në “Cherry on Top” nuk i kurseu ca thumba për Romeon e Donaldin, edhe pse ishte përballë Bora Zemanit.

 

Me qetësi, duke buzëqeshur, Meritoni përdori teknikën “qesh e ngjesh” për të treguar se i ka parë intervistat e Donaldit dhe se banori që qau më shumë në “BBVA 3” ishte Romeo. Bora e pyeti nëse Ilnisa ishte bërë xheloze gjatë qëndrimit të Meritonit deri në finale dhe ai tha se jo, nuk kishte përjetuar një ndjesi të tillë.

Më tej, Bora tha: “Po ashtu si qaje ti, kur përmendej Ilnisa…”. Këtu Meritoni u aktivizua dhe u shpreh: “Te kjo pjesa e të qarit, e di ti se kush ishte njëshi”. “Iu mësua goja të gjithëve që qan ai, por edhe ju jeni shkrirë në lot”, – tha Bora, duke shtuar se Romeo qan edhe për filmat.

Meritoni e zbuti pak situatën dhe tha se është mësuar në “BBVA 3” dhe i duken gjërat tendencioze, ndaj nuk duhet që ajo ta merrte për bazë. Por, sapo menduam që kunjat u shuan, Meritoni përmendi Donaldin.

“Të kishte marrë malli më duket për Donaldin. Sa dole e pe në TV”, – ka thënë Bora. Kjo përplasje verbale vjen në vijim të komenteve të mëparshme të Donaldit në lidhje me një debat të ashpër që ka ndodhur në BBV3. Kujtojmë se debati i përfshiu Romeon, Meritonin dhe Liamin, ku u bë edhe një sulm ndaj Heidit dhe familjarëve të saj nga jashtë.

 

Romeo është përfshirë në një debat fillimisht me Liamin dhe më pas Meritonin, ku ky i fundit i ka përmendur familjen. Mesa duket, Donaldit nuk i ka pëlqyer fare kjo gjë dhe sidomos pjesën kur Meritoni përmend familjen Veshaj. Në një “Insta Story”, ai është shprehur se: “Paska ardhur koha e burrave o njerëz, e trimave. Mirë që për këtë djalin e kanë maçin në bark, po me familjen e këtij pse këta trimat? Këta ‘burrat’ këtë quajnë lojë të fortë me përmendje njerëzish nga jashtë dhe ngacmime të vajzës që ke në krah. Kjo na qenka trimëria o trima? Romeo nuk të dija kaq të duruar! Edhe pak ka ngel shpirti”, shkruan Donaldi.

Tashmë në rrjetet sociale të binjakëve nuk është Meritoni. Megjithatë, ishte Meritoni ai që i largoi i pari nga “Instagram”-i i tij, duke shkëputur çdo raport me vëllezërit Veshaj. Sapo “Big Brother” ka përfunduar, Meritoni është njohur me deklaratat e Donaldit dhe duket se nuk i kanë pëlqyer aspak ato çfarë ka dëgjuar. I shtyrë dhe nga konfliktet që kishte në shtëpi me Heidin, duket se Meritoni kështu ka vendosur që të shkëpusë raportet edhe me Romeon, duke i dhënë fund miqësisë që i lidhte prej vitesh. Që pas përfundimit të “Big Brother”, djemtë nuk janë takuar asnjëherë dhe me gjasa, vështirë se do t’i shikojmë më në shoqërinë e njëri-tjetrit.

I ftuar te Bora Zemani, Meritoni u shpreh se nuk është takuar me asnjë nga ishbanorët, pasi është i përqendruar te jeta e tij private dhe projektet që do të lançojë së shpejti. Meriton Mjekiqi ka folur dhe për raportin me djalin e tij dhe për kauzën që ai zgjodhi të luftonte në “Big Brother VIP 3”.

Ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri falënderoi mamanë e djalit të tij dhe se është i gatshëm të ndihmojë të gjithë fëmijët me autizëm me mundësitë që ka.

“Publiku e ka njohur Meritonin në krejt ngjyra të tij. Meritonin kur qesh, Meritonin kur është shumë nervoz, Meritonin kur shan, Meritonin kur lumturon, Meritonin kur është shokë i mirë, Meritonin baba, Meritonin kur dashuron, Meritonin e mërzitur. Ajo eksperiencë më ka rritur shumë dhe më ka bërë të kuptoj shumëçka. Dhe ishte diçka shumë e bukur për mua. Përveç dashurisë të publikut që kam marrë dhe jam shumë krenar që një shqiptar të Kosovës e kanë përqafuar dhe e kanë dashur. Po flas në raport me lojën dhe pjesën e brendshme të shtëpisë. Dhe jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë BB. Ndoshta do përmirësoja diçka”.

Meriton Mjekiqi ka folur dhe për raportin me djalin e tij dhe për kauzën që ai zgjodhi të luftonte në “Big Brother VIP 3”. Ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri falënderoi mamanë e djalit të tij dhe se është i gatshëm të ndihmojë të gjithë fëmijët me autizëm me mundësitë që ka.

“Publiku e ka njohur Meritonin në krejt ngjyra të tij. Meritonin kur qesh, Meritonin kur është shumë nervoz, Meritonin kur shan, Meritonin kur lumturon, Meritonin kur është shokë i mirë, Meritonin baba, Meritonin kur dashuron, Meritonin e mërzitur. Ajo eksperiencë më ka rritur shumë dhe më ka bërë të kuptoj shumëçka. Dhe ishte diçka shumë e bukur për mua. Përveç dashurisë të publikut që kam marrë dhe jam shumë krenar që një shqiptar të Kosovës e kanë përqafuar dhe e kanë dashur. Po flas në raport me lojën dhe pjesën e brendshme të shtëpisë. Dhe jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë BB. Ndoshta do përmirësoja diçka”.

Keni mundur të kontaktoni me mamanë e djalit? “Më pyeti dhe Ledioni në Post-‘Big Brother’ dhe përgjigja është po e njëjtë. Unë do të shkoj në Austri dhe do takoj djalin tim. Djali është mirë, gjithçka është ‘OK’, duke falënderuar mamanë e Loarit, për kujdesin që ka bërë ndaj Loarit”.

Ke arritur të flasësh? “Për momentin jo, por jemi ‘OK’. “Besoj se i ke parë reagimet që mamaja e djalit ka bërë? “Jam munduar t’i largohem kësaj pjese, edhe pjesa e familjes së mamit të Loarit, dua të largohem nga kjo pjesa që të flasë për të, por gjithmonë i jam falënderues për atë që ka bërë për Loarin. Nga ana ime gjithçka është mirë”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.