Kryesore

VIDEO/ Të shkruajmë historinë nuk na mjafton! Shqipëria e nis me humbje përballë Italisë aventurën në EURO 2024

22:58 - 15.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria e nisi me një rekord historik pjesëmarrjen e saj në Euro 2024 por për fat të keq ishte vetëm për një gol, pasi në fund ishte Italia kampione në fuqi që festoi fitoren përballë kuqezinjve.




Pak sekonda iu deshën Bajramit për të gjetur golin e avantazhit dhe vendosur rekordin për një Kampionat Europian, por më pas ndeshja foli thuajse e gjitha për Italinë. Të kaltrit gjetën shpejt barazimin me Bastonin e pastaj përmbysjen me Barelën, duke përfituar nga çoroditja e kuqezinjve. Shtylla shpëtoi portën tonë nga goli i tretë në pjesën e parë, që u mbyll me avantazhin italian.

Në fraksionin e dytë të lojës, Italia luajti më e tërhequr duke administruar minutazhin, teksa Shqipëria nuk kishte forcën që të rrezikonte katërkëndorin e Donarumës deri në fundin e ndeshjes, duke mos qenë në gjendje që të barazonte rezultatin e saj.

Kështu, Shqipëria e nis me humbje aventurën e saj dhe kjo bën që ndeshja e dytë, ndaj Kroacisë, të kthehet menjëherë në vendimtare për fatin në këtë kompeticion.

 ITALI-SHQIPËRI 2-1

11′ Baston, 16′ Barela / 1′ Bajrami

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Italisë.

90’+5’ Mitaj në kufijtë e zonës provon me të majtën, sfera harkohet jashtë. (VIDEO)

90’+2’ Folorunsho merr vendin e Barelës në fundin e sfidës.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

90’ Manaj merr topin në zonë para portës dhe devijon para Donarumës, por një prekje e këtij të fundit largon topin në fundore, edhe pse gjyqtari nuk jep këndore. (VIDEO)

87’ Muçi merr vendin e Bajramit në zëvendësimin e fundit të kuqezinjve.

84’ Pasime të gjata të italianëve në gjysmëfushën tonë, por pa gjetur hapësira për të rrezikuar Strakoshën. Ndërsa kuqezinjtë janë në pritje për një gabim të të kaltërve për të tentuar të krijojnë diçka.

83’ Skamaka dhe Dimarko i lënë vendin Darmian dhe Reteguit.

80’ Dimarko nga e majta lëshon një gjuajtje të fortë, Strakosha është në pozicion dhe kontrollon.

77’ Kieza dhe Pelegrini i lënë vendin në fushë Kambiasos dhe Kristantes në radhët e Italisë.

76’ Broja i lë vendin në fushë Manajt.

74’ Hoxha ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Fratezit.

68’ Asani dhe Seferi lënë fushën e lojës, duke i bërë vend Hoxhës dhe Laçit.

66’ Dimarko harkon pas vijimit të një këndoreje, Di Lorenco me kokë gjen devijimin jashtë të Hysajt. (VIDEO)

64’ Barela nis Fratezin në të djathtë në fundore, kthesa e tij në qendër kalon mbi traversë. (VIDEO)

59’ Mitaj i merr topin Kiezës por pastaj e tepron me mbajtjen duke ia dhuruar në zonë, sulmuesi gjuan por për fat nuk gjen portën e Strakoshës. (VIDEO)

56’ Strakosha ndal mirë Fratezin e nisur drejt portës, futbollisti i të kaltërve sinjalizohet në pozicion jashtë loje. (VIDEO)

52’ Asllani ekzekuton një goditje dënimi, Bastoni e ndal në murin mbrojtës. (VIDEO)

50’ Faull i Kalafiorit ndaj Brojës, me futbollistin italian i cili ndëshkohet me karton të verdhë., më pas edhe Broja për një gjuajtje me bërryl gjatë aksionit. (VIDEO)

49’ Harkim nga e djathta drejt qendrës, Dimarko për fat nuk ka kontaktin e duhur me topin që largohet.

47’ Skamaka gjuan nga jashtë zonës, por godet një shok të skuadrës që i zë rrezen e portës.

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime mes palëve.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 2-1 për Italinë.

45’+1’ Kieza nis topin në qendër nga e djathta, Pelegrini me nj3ë devijim në zonë nuk gjen portën. (VIDEO)

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

44’ Asani merr topin në të djathtën dhe krijon hapësirën për të majtën e tij, por sfera nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)

40’ Skamaka merr topin në të djathtën dhe gjuan, por këtë herë gjen Strakoshën e vëmendshëm i cili bllokon rrezen dhe çon sferën në këndore. (VIDEO)

39’ Përsëri top i futur në zonë nga e majta, Gjimshiti largon sferën.

34’ Kombinim i Skamaka me Fratezin në të djathtën, gjuajtja e tij devijohet nga Strakosha dhe topi përplaset në shtyllë, duke shmangur golin e tretë. (VIDEO)

30’ Një harkim nga e djathta e sulmit gjen Skamakan i cili provon gërshërën në shtyllën e dytë, por pa sukses.

28’ Qarkullim i gjatë i topit i italianëve pranë zonës kuqezi në këto minuta, Seferi në fund zgjidh gjithçka duke fituar një anësore.

24’ Italianët tërhiqen pak duke tentuar tashmë të nisin aksione nga krahët, sidomos me Dimarkon e Kiezën.

21’ Broja niset në kundërsulm por ndalet në mënyrë të parregullt nga Pelegrini i cili ndëshkohet me karton të verdhë.

16’ Sulmet e vazhdueshme të italianëve sjellin golin e dytë. Asani largon topin në mënyrë të gabuar dhe Barela falënderon duke gjuajtur në rrjetën e Strakoshës. (VIDEO)

16’ Dimarko nga e majta nis një top të rrezikshëm në zonë, Gjimshiti largon sferën para portës.

11’ Gjuajtja e parë në portë dhe Italia gjen golin e barazimit. Pas një goditje këndi, Bastoni me kokë çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

8’ Në zhvillimin e një goditje këndi, Gjimshiti ka mundësinë të gjuajë fluturimthi, por nuk gjen kontaktin me topin.

8’ Asani nga e djathta provon të gjejë portën, Di Lorenco me kokë largon topin në këndore

7’ Të kaltrit janë që tani në sulm për të barazuar shifrat duke zhvendosur lojën pranë portës tonë, Mitaj me një pasim në zonë rrezikon por topi nuk arrin të gjejë katërkëndorin fatmirësisht pas një diagonaleje të Barelës.

2’ Italia mundohet të krijojë menjëherë rast të rrezikshëm me Kiezën i cili gjuan por nuk gjen portën kuqezi. (VIDEO)

1’ GOOOL SHQIPËRIA! Sulm i shpejtë në krahun e djathtë dhe Bajrami me një predhë gjen golin e parë (VIDEO).

1’ Nis dueli në Dortmund.

FORMACIONET ZYRTARE

ITALIA: Donaruma, Bastoni. Kalafiori, Dimarko, Di Lorenco, Zhorzhinjo, Barela, Pelegrini, Fratezi, Kieza, Skamaka.

Trajner: Luçiano Spaleti

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Broja.

Trajner: Silvinjo


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.