Kryesore

Historia e ndeshjeve të para të Kampionateve Europiane, Spanja e di se si fitohet

13:41 - 15.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Euro 2024” ka mar rë udhën dje në mbrëmje me takimin në Mynih mes Gjermanisë mikpritëse të kompeticionit dhe Skocisë. Kjo ka qenë ndeshja që i ka dhënë udhë Europianit numër 17 në histori e që ka prodhuar gjithçka mund të kërkohet nga një kompeticion madhor i këtij lloji. Të shumtë janë ata që e diskutojnë ndeshjen e parë. Është gjithnjë kjo ndeshje që shënjon historinë e Europianëve dhe nuk mund të ndodhte ndryshe edhe në “Gjermani 2024”. Gazeta spanjolle “Marca” i ka kush




tuar një speciale historisë së kampionateve europianë duke nisur që nga viti i largët 1960 e për të mbërritur deri në “Euro 2024” që ka marrë jetë nga Mynihu.

FRANCË 1960 – Pa dyshim është një nga kompeticionet më të veçantë në historinë e Europianëve jo vetëm për faktin se ishte i pari i luajtur. Për shkak dhe të rregullores dhe mënyrës së organizimit të këtij kompeticioni “Euro 1960” në Francë u luajt me 4 skuadra. Franca, Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Çekosllovakia ishin pjesëmarrëse në kompeticion. Sot që flasim vetëm një shtet ka mbetur (Franca) në këmbë. Ndeshja inauguruese ishte ajo mes Francës organizatore dhe Jugosllavisë e fituar nga ballkanasit me shifrat 4-5. Galiç, Zanetiç, Knez dhe Jerkoviç (2) gjunjëzuan Francën mikpritëse. Jugosllavia do të binte në finale kundër BRSS-së (2-1).

SPANJË 1964 – Katër vjet më vonë, kompeticioni i mbajtur në Spanjë do të ruante të njëjtën strukturë dhe të njëjtën mënyrë organizimi, me 4 skuadra që do të garonin në fund për trofeun. Spanja si vend organizator do të priste në gjysmëfinale Hungarinë, ishte ndeshja e parë e “Euro 1964”, duke fituar 2-1. Me të njëjtin rezultat Spanja do të fitonte në finale kundër kampionëve të fuqi të Bashkimit Sovjetik. I

TALI 1968 – Pa dyshim një nga kompeticionet më të veçantë e më të diskutuara. Italia organizatore e niste Europianin e shtëpisë me takimin kundër Bashkimit Sovjetik. Koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim pa gola, duke bërë që fituesi të zgjidhej nga hedhja e monedhës që shkoi për italianët. Në finale më pas e luajtur dy herë, Italia mundi Jugosllavinë.

BELGJIKË 1972 – Belgjika organizatore përballejn me Gjermaninë Perëndimore më 14 qershor 1972. në të njëjtën kohë Hungaria përballej me Bashkimin Sovjetik. Të zotët e shtëpisë mundeshin 1-2 nga gjermanët, që në fund do të triumfonin në finale kundër sovjetikëve pastër 3-0.

JUGOSLLAVI 1976 – Ballkanasit ishin vend organizator, por ndeshja e parë ishte ajo ndërmjet Çekosllovakisë dhe Holandës, e fituar 3-1 nga çekosllovakët. Në finale lindorët barazuan me Gjermaninë Perëndimore (2-2)… por fituan titullin me penalltinë e famshme të Panenkës.

ITALI 1980 – Kjo ishte faza e parë finale e një Kampionati Europian me tetë skuadra. Gjermania Perëndimore u hakmor për humbjen e saj në finalen e ’76 në debutimin e saj duke mundur Çekosllovakinë 0-1 dhe fitoi Euro duke mundur Belgjikën (1-2).

FRANCË 1984 – “Les bleus” (Blutë) fituan ndeshjen e parë, atë debutuese të Kampionatit Europian me një gol të Mishel Platini kundër Danimarkës. Organizatorët e kompeticionit i shkuan deri në fund garës që përfundoi duke fituar finalen kundër Spanjës (2-0) me golat Platini (9 gola) dhe Bellone.

GJERMANI 1988 – Do të mbahet mend në fund për suksesin e Holandës së madhe të Rud Gulit, Van Basken e me shokë pikërisht në Gjermani, aty ka nisur dhe mbrëmë edicioni i 17-të i Kampionatit Europian. Por ndeshja kyçe ishte ajo e luajtur në Dyseldorf mes Gjermanisë dhe Italisë e mbyllur në barazim 1-1.

SUEDI 1992 – Euro zhvillohej në Suedi dhe nisi me barazimin ndërmjet të zotëve të shtëpisë dhe Francës. Erikson kaloi mikpritësit në avantazh dhe Papen barazoi për Francës. Surpriza e madhe ishte Danimarka, e cila nuk ishte kualifikuar fillimisht, mori titullin pasi mposhti Gjermaninë 2-0 në finale, duke zëvendësuar në Kampionatin Europian Jugosllavinë e përjashtuar. ANGLI 1996 – Tyrkillmaz nga një penallti barazoi golin e Alen Shirer dhe e hidhëroi Anglinë organizatore në ndeshjen inauguruese të Europianit. Në finale, Gjermania moti revanshin kundër Çekisë duke e mundur në finale me “golin e artë (golden goal) të Oliver Birhof.

BELGJIKË DHE HOLANDË 2000 – Për herë të parë Europiani luhej në dy vende. Fatin për të nisur kompeticionin e kishte Belgjika. “Djajtë” e nisën mirë falë fitores 2-1 kundër Suedisë, por nuk e kaluan fazën e grupeve. Franca mposhti Italinë (2- 1) në finale falë “golit të artë” të Trezege.

PORTUGALI 2004 – E habitshme, por Greqia u bë i pari vend që mundi në ndeshjen e parë të kompeticionit dhe në ndeshjen e fundit (finale) të kompeticionit vendin organizator Portugalinë, 1-2 në debutim dhe 0- 1 në finale me golin e Haristeas.

AUSTRIA DHE ZVICËR 2008 – Një gol i Sverkos vendosi ndeshjen hapëse. Në finale, Spanja fitoi Euron e dytë në historinë e saj, duke mposhtur Gjermaninë (0-1) me një gol të Fernando Torres.

POLONI DHE UKRAINË 2012 – Levandovski kaloi mikpritësit në avantazh dhe Salpingidis barazoi. “La Roja” fitoi për të dytën herë radhazi kampionatin duke mposhtur Italinë (4-0) në finale.

FRANCË 2016 – “Les Bleus” arritën një fitore “in extremis” me golin e Pajet në minutën e 87-të kundër Rumanisë. Franca i shkoi deri në fund për tu mundur në finale nga Portugalia. EURO 2020 – Euro e pandemisë. Ajo u mbajt një vit më vonë në 11 vende në të gjithë Evropën. Finalja ishte në “Uembli”, por ndeshja inauguruese u luajt në Romë dhe u mbyll me fitoren 3-0 të Italisë kundër Turqisë. Italia fitoi finalen, me penallti, ndaj Anglisë.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.