AKTUALITET

U aksidentua për vdekje, identifikohet viktima në Durrës ndërsa drejtuesi i mjetit në kërkim

13:27 - 15.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 11:30 në lagjen 13 në Durrës ku një automjet tip Benz ka përplasur për vdekje një këmbësor.




Viktima është identifikuar si 78-vjeçari me iniciale Z. K.. Ndërsa drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen 13, Durrës, një automjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin Z. K., rreth 78 vjeç, këmbësor. Si pasojë e përplasjes shtetasi Z.K, ka humbur.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.