Kryesore

Sot Kurban Bajrami/ Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë: Ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë

08:47 - 16.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.




Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti Begaj shkruan se “Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi”.

“Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë”- shkruan presidenti Begaj-

Edhe kryeministri Edi Rama  gjithashtu ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë.

Mesazhi i urimit të Presidentit

Përzemërsisht i uroj Kurban Bajramin besimtarëve myslimane shqiptarë!

Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime  duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë.

Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi.

Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë.

Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.