Kryesore

“Asnjë surprizë!”- Apeli i dha vulën Berishës, Bardhi: Nuk mendoj se vendimi është proces i ndikuar politikisht

21:41 - 17.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Gazmend Bardhi, u shpreh se vendimi i Gjykatës së Apelit për t’i dhënë vulën Sali Berishës, sipas tij është më se i drejtë e i pritshëm.




I ftuar në emisionin “Open” në Neës 24, ai u shpreh se ky vendim i jep fund një konflikti të stisur brenda PD-së, ndërsa shtroi se nuk ka prova që ky proces të ketë qenë i ndikuar politikisht.

 “Qytetarët presin 4 apo 5 vite në dyert e drejtësisë për një vendim të formës së prerë. Në rastin e PD-së kemi një shqyrtim me përparësi të çështjes. Një vit para zgjedhjeve kemi një zgjidhje përfundimtare. Nuk ka prova që ky proces të ketë qenë i ndikuar politikisht”, tha Bardhi.

Ndër të tjera, Bardhi tha se respekton vendimet e Gjykatave duke shtuar se ka qenë një papërgjegjshmëri brenda PD-së që nuk u gjet një zgjidhje politike brenda vetes.

“Duhej të prevalonte përgjegjshmëria e secilit prej nesh”, tha Bardhi.

Analisti Arion Sulo e pyeti Bardhin se çfarë ka ndodhur me të pasi 2 apo 3 vite më parë mbronte qëndrimin se vula i takonte Lulzim Bashës, ndërsa më pas ndryshoi mendim.

“Unë pranova vendimin e dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri, kam dorëzuar çelësat në atë kohë të zyrës, pra unë e zbatoj vendimin e Gjykatës”, u përgjigj Bardhi. “Qëndrimin politik unë e kam shprehur qartazi, jam te Partia Demokratike e Shqipërisë, nuk jam aty për individë politikë”, tha ai më tej.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.