Kryesore

Diell dhe temperatura deri në 43 gradë celsius, ja parashikimi i motit për këtë javë

08:33 - 17.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë kësaj jave, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Anticikloni Afrikan.




Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin gjatë gjithë javës por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare të tipit të lartë transparente të cilat do të jenë më tepër prezente kryesisht përgjatë relieveve malore. Pritet rritje graduale e temperaturave,  të cilat do të jenë disa gradë më të larta sesa mesatarja mujore klimatike.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo fiton shpejtësi mesatare deri në 10-12m/s.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.