Kryesore

“Gjithmonë kam dashur të jem mami i një djali…”- Sara Gjordeni rrëfen si e pritën lajmin që do bëhen prindër të një vajze

10:33 - 17.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Missi Sara Gjordeni dhe Bardhi do të mirëpresin së shpejti në jetë vajzën e tyre.




Së fundmi ish-banorja e BBV ka zbuluar se dëshira e saj ishte të bëhej nënë e një djali, ndërsa Bardhi dëshironte një vajzë.

Megjithatë, Sara Gjordeni u shpreh se u emocionua shumë kur zbuluan gjininë e foshnjës së tyre.

Unë kam qenë duke u dridhur gjatë gjithë kohës, gjithë jetën kam dashur të jem mami i një djali, por ditët e fundit më dilnin vetëm video me vajza të vogla në Instagram dhe Bardhi thoshte ta kem një vajzë dhe do shkrihem pas saj. Do ti që më hynë në qejf dhe gocat. Më shumë jam emocionuar unë kur pash rozën tek ngjyra e tortës sesa Bardhi që donte goca që nga fillimi. Bardhi vdiste për një vajzë të vogël, mezi e priti”- tha Sara në emisionin “She’s on top”.

Kujtojmë që historia e dashurisë së çiftit filloi disa muaj më parë në “BBV”, ku takuan dhe shijuan romancën e tyre së bashku, ndërsa e vazhduan lidhjen edhe pas daljes nga shtëpia.

Disa javë më parë Sara i tha “po” propozimit për martesë të Bardhit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.