BOTA

Sali Berisha ‘non grata’ në Britani, Reuters: Ish kryeministri humb gjyqin në Londër! Ja çfarë thuhet në dokument

13:20 - 17.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka humbur apelin e tij kundër vendimit të Mbretërisë së Bashkuar që e shpalli atë non grata, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.




Berisha, kreu i Partisë Demokratike kryesore të opozitës në Shqipëri, u përjashtua nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 2022 për lidhjet e tij të dyshuara me krimin e organizuar dhe korrupsionin, të cilin Berisha e mohon, shkruan Reuters.

Ai apeloi vendimin e Home Office në Komisionin Special të Apelimit të Emigracionit (SIAC) në Londër në mars, duke argumentuar se ai u ndalua nga MB në bazë të pohimeve të rreme të paprovuara.

SIAC hodhi poshtë sfidën e Berishës në një vendim me shkrim këtë të hënën (17 qershor).

“E gjejmë të pavend aplikimin e formulës të imunitetit si ish-kreu i një shteti i aplikuar në këtë apel. Për këtë arsye dhe të tjera të trajtuara në sesionin e mbyllur kundërshtia e zotit Berisha për ti ndaluar hyrje në Britaninë e Madhe rrëzohet”, thuhet në vendim.

Vendimi i Britanisë për të shpallur non grata Sali Berishën nga erdhi një vit pasi ai u sanksionua edhe nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion të dyshuar dhe abuzim me pushtetin.

Berisha, 79 vjeç, përballet me akuza në Shqipëri se ka përdorur ndikimin e tij kur ishte kryeministër midis viteve 2005 dhe 2009 për të favorizuar bashkëshortin e vajzës së tij në privatizimin e tokës shtetërore, të cilat ai dhe vajza e tij e mohojnë, thuhet më tej në shkrimin e Reuters.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.