Kryesore

“Debate të tilla janë të panevojshme!” -A duhet të drejtohet PD nga një lider i ri? Gjekmarkaj: Berisha është kryetari legjitim që është pranuar nga të gjithë

17:35 - 18.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, i pyetur nëse forcës politike i nevojitet një kryetar i ri, marr shkas se Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, e gjithashtu për faktin se po afrojnë zgjedhjet e vitit 2025.




Gjekmarkaj ka deklaruar në  rubrikën “Opinion” në Neës24, se debate të tilla janë të parakohshme dhe të panevojshme, përderisa PD ka një kryetar legjitim që është pranuar nga të gjithë dhe ai është Sali Berisha.

 “Fokusi ynë është pikërisht rrëzimi i Qeverisë”, theksoi ai.

Gjekmarkaj,  lidhur me paralajmërimet e bëra nga Lulzim Basha se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë lidhur me vendimin e Apelit për vulën dhe logon e PD-së, tha se kjo rrugë e zgjedhur nga Basha duket si një mënyrë për të mbajtur me gajret edhe ata që i kanë mbetur si mbështetës.

Ai u shpreh se uronte që të gjithë demokratët të bashkohen në PD, duke i qëndruar deklarimeve të tyre se do të respektojnë institucionet, logon dhe vulën e Partisë Demokratike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.