Kryesore

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, injoroi tabelën STOP dhe refuzoi të bënte testin e alkoolit! Ja arsyet përse u arrestua ylli i Pop-it Justin Timberlake! Publikohen pamjet me pranga në duar

21:38 - 18.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ylli i muzikës pop, Justin Timberlake u arrestua mbrëmjen e së hënës (17 qershor) në Sag Harbor të Nju Jorkut pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur.




Mediat ndërkombëtare kanë publikuar foto të këngëtarit me pranga në duar, si dhe janë zbardhur detaje përsa i përket arrestimit të tij.

Sipas TMZ, Timberlake injoroi shenjës STOP e kur policia e ndoqi dhe e ndaloi për një test alkooli, ai nuk kishte pranuar. Miqtë e tij dolën në vendngjarje dhe iu lutën autoriteteve që ta linin të largohej.

Oficerët zbatuan detyrën e tyre dhe e vunë në pranga.

Siç thonë burimet policore për Page Six, këngëtari dukej “nga milje larg” i dehur, dhe nga fryma i vinte erë alkooli.

“Kam konstatuar se ishte i dehur, sytë e tij ishin të skuqur dhe kur më foli, nga fryma i dilte një erë alkooli. Ai i dështoi në të gjitha testet”, thotë një oficer policie.

Megjithatë, ai vetë u përpoq në çdo mënyrë të shmangte kontrollin, ndërsa gënjeu se kishte pirë vetëm “një gotë Martini”.

Akuzat e ngritura ndaj tij kanë të bëjnë me dy shkelje. Fillimisht këngëtari nuk është ndalur në një tabelë STOP, e për më tepër ka qenë në anën e kundërt të autostradës.

Sipas të njëjtit raport, Justin Timberlake refuzoi të bënte testin e alkoolit tri herë.

“Jo, nuk do të bëj asnjë test”, dyshohet se ka thënë ai, sipas oficerëve të policisë.

43-vjeçari ka dy koncerte të planifikuara në Çikago këtë javë, pasuar nga paraqitjet në Madison Square Garden në Nju Jork në ditët në vijim.

Në një paraqitje në podcast të Oprah’s Master Class në 2023, Timberlake pranoi se në një moment të jetës së tij ai kishte pasur varësi ndaj alkoolit si një mënyrë për të përballuar presionet e famës dhe suksesit dhe pinte tepër.

Duke e kuptuar se kishte nevojë për ndihmë, ai mori vendimin e guximshëm, siç tha në atë kohë, të kërkonte trajtim dhe t’i jepte fund zakoneve të tij shkatërruese.

Justin Timberlake kishte theksuar më pas se gruaja e tij, Jessica Biel, e kishte mbështetur atë gjatë asaj periudhe të vështirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.