Kryesore

“Ishim në shok përballë Italisë”- Kapiteni Berat Gjimshiti: Nuk duhet të jesh vetëm i bukur në fushë

17:51 - 18.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, është shfaqur sot në konferencë për mediat para ndeshjes kundër Kroacisë, duke analizuar këtë përballje të rëndësishme për kuqezinjtë.




“Sigurisht që nga kjo ndeshje, gjëja e parë që mund të them është që Kroacia është në rolin e favoritit dhe u duk edhe në ndeshjen e parë ndaj Italisë. Që në këto ndeshje kaq të vështira, ku ke përballë kampionë siç mund të themi, duhet të kesh përqendrimin për të gjithë 90 minutave, çdo gabim të vogël apo problem që ke në fushë, do ta bëjnë një gol dhe ndryshon loja aq shpejt. Ne ishim pak në shok në atë moment dhe besoj se duhet të ndryshojmë këtë në ndeshjen e radhës ndaj Kroacisë.
Pasaliç? Kur kam qenë në ekip bashkë sigurisht kemi bërë shaka, gjëja që ka mbetur në kokë është që tha se Kroacia nuk ka luajtur kurrë kundër Shqipërisë dhe besoj që do të jetë shumë e bukur dhe kemi qeshur bashkë e do shihemi në fushë, është një djalë i mirë që e njoh prej 6 vitesh a më shumë.
Është shumë e rëndësishme, besoj se psikologjia është me rëndësishme në këtë moment se lodhja fizike se bën ndryshimin në lojë. Sigurisht kam folur me disa lojtarë, e sigurisht duhet të japësh kurajë për nesër, nuk ishte e lehtë të luajë dhe kishim pritshmëri ndryshe. Por duhet të dalim me eksperiencë, përmirësohemi e mësojmë diçka nga ajo. Unë kam më shumë vite, eksperiencë më të madhe, mundohem të ndihmoj më të rinjtë se këto gjëra ndodhin e do të kesh ndeshje të tjera në jetë që mund të jenë më keq se me Italinë ndaj duhet të vazhdosh”.

Kam thënë edhe pas pjesës së parë me Italinë, e linim shumë thjeshtë në zonën tonë. Në këto ndeshje duhet të kesh eksperiencë dhe duhet t’i ndalësh ritmin kundërshtarit. Nuk duhet të jesh vetëm i bukur në fushë por edhe i pistë.

Për Kroacinë nuk ishte një ndeshje e mirë ajo e para, humbën 3-0. Do jetë një lojë e vështirë si për ata apo te ne. Secili tenton më të mirën, le të shohim çfarë do të ndodh nesër.”

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.