BOTA

Lëkundje të forta tërmeti në Iran, shënohen 4 viktima dhe 120 të plagosur

18:42 - 18.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tërmet me magnitudë afërsisht 5 ballë të shkallës Rihter ka sjellë si pasojë vdekjen e 4 personave dhe deri më tani plagosjen e 120 të tjerëve në verilindje të Iranit ditën e sotme.




Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 13:24 me atë lokale (11:54 me orën shqiptare), me epiqendrën në qytetin Kasmar të Iranit.

Lajmi njoftohet në televizionin shtetëror iranian nga guvernatori lokal Khojatullah Shariatmandari.

Ndërkohë Instituti Sizmologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vlerësoi tërmetin në magnitudën prej 4.9 të shkallës Rihter, duke specifikuar se lëkundjet kanë nisur nga një thellësi prej 10 km.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.