Kryesore

VIDEO/ Ndeshje e çmendur mes Turqisë dhe Gjeorgjisë, ylli Gyler shkëlqen në fitoren e skuadrës së Montelës

20:04 - 18.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Turqia ka arritur të mposht Gjeorgjinë me shifrat përfundimtare 2-1, takim i vlefshëm për Grupin F të Kampionatit Europian 2024.




Gjithçka nisi në minutën e 25-të kur Muldur u jep avantazhin turqve. Arda Gyler arriti të shënoi një minutë më vonë për të dyfishuar shifrat por këtë herë goli i anulohet për pozicion jashtë loje. Gjeorgjia do të barazonte shifrat 5 minuta më pas me Mikautadze. Kështu do të mbyllej pjesa e parë, dhe duhet të prisnim për të dytën për të parë një supergol nga Arda Gyler në minutën e 65-të që i dha përsëri avantazhin turqve.

Gjatë minutave të fundit të lojës, gjeorgjianët humbën shumë, dhe u sulën të gjithë përpara për të gjetur barazimin, por ky ishte gabimi fatal i tyre. Gjatë ekzekutimit të një goditje këndi, portieri del në sulm për të ndihmuar ekipin dhe lë portën e boshatisur. Turqit i kapin në kundërsulm në aksionin e fundit të ndeshjes dhe me portën bosh shënojnë edhe të tretin me anë të Akturkoglu.

Turqia ndeshjen e radhës do ta zhvillojë kundër Portugalisë me 22 qershor ndërsa Gjeorgjia me Repubikën Çeke, në po atë datë.

REZULTATI  TURQI-GJEORGJI 3-1

25′ Muldur, 65′ Gyler, 90+6′ Akturkoglu / 32′ Mikautadze

NGJARJET KRYESORE 

90+6′ Mbyllet takimi në Dortmund, fitojnë turqit.

90+6′ GOOOOOOOOOL Turqia! Gjeorgjianët dalin të gjithë në sulm përt të provuar baraspeshën, bashkë me portierin. Turqit i kapin në kundërsulm dhe me portën e boshatisur Akturkoglu nuk e ka të vështirë të shënojë. (VIDEO)

90′ Gjyqtari akordon 6 minuta shtesë.

89′ Tjetër zëvendësim te Gjeorgjia, del nga fusha Makvabishvili dhe futet Altunashvili.

89′ Çalhanoglu ndëshkohet me karton të verdhë.

87′ Jaziçi provon një goditje me kokë por pritet mrekullisht nga portieri gjeorgjian  Marmardashvili.

85′ Zëvendësim te gjeorgjianët. Del Kvirkvelia dhe futet Zivzivadze.

85′ 2 zëvendësime në radhët e Turqisë. Dalin Muldur dhe Jildiz në vend të Akturkoglus dhe Celik.

82′ Gjeorgjianë provojnë të sulmojnë. Një krosim vjen nga krahu i majtë dhe gjen Kvaratskhelian në zonë, ky i fundit tenton rroveshatën por nuk kordinohet mirë dhe rrëzohet keq.

78′ 2 zëvendësime te Turiqa. Del autori i golit Arda Gyler dhe Ajhan dhe futen Demiral dhe Jaziçi.

74′ Gjeorgjia freskon ekipin. Dalin nga fusha e lojës Çhakvetadze dhe Tsitaishvili edhe vendin e tyre e zejnë Davitashvili dhe Lokoshvili.

70′ Të pafat gjeorgjianët. Mikautadze driblon të gjithë mbrojtjen turke dhe provon goditjen por traversa ia mohon golin e baraspeshës. (VIDEO)

65′ GOOOOOOOOOL TURQIA! Një perlë nga Arda Gyler që i jep avantazhin të tijve. Një goditje preçize nga distanca që shkon në trtekëndësh. (VIDEO)

57′ Çalhanoglu ekzekuton një goditje dënimi dhe gjuan një “predhë”. Për fat të mirë të portierit Marmardashvili, goditja ishte qendrore dhe e pret atë. (VIDEO)

55′ Kverkvelia ndëshkohet me karton të verdhë në radhët e gjeorgjianëve.

52′ Rast i artë shënimi për gjeorgjianët, Kvaratskhelia hedh një top në zonë nga krahu i majtë, atje ndodhet Mikautadze. Ky i fundit provon goditjen por Bardakçi e bllokon atë mjeshtërisht.

48′ Koçorashvili provon të surprizojë portierin turk me një diagonale nga krahu i majtë por Gynok e pret atë.

48′ Jilmaz tenton goditjen me një kthesë por gjuajtja bllokohet nga mbrojtja gjeorgjiane.

46′ Starton pjesa e dytë.

45′ Mbyllet pjesa e parë në Dortmund, baraspeshë totale.

43′ Kvaratskhelia provon të bëhet i rrezikshëm me inkursionet e tij por turqit i kanë marrë masat mirë dhe e ndalojnë.

40′ Çalhanoglu kroson në zonë ga goditja e dënimit, aty gjendet Ajhan që godet një gjysmërrafishatë por bllokohet nga një mbrojtës gjeorgjian.

35′ Bardakçi ndëshkohet me karton të verdhë.

35′ Marrin zemër gjeorgjianët, provojnë të sulmojnë me forca të shumta.

32′ GOOOOOOOOOL GJEORGJIA! Koçorashvili hedh një top nga krahu i djathtë për në qeendër të zonës ku ndodhet Mikautadze i cili e devijon sferën dhe e çon në rrjetë. (VIDEO)

26′ Tjetër gol për Turqinë, por këtë herë gjyqtari ua prish festën për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

25′ GOOOOOOOOOOOOOL TURQIA! Muldur provon me një goditje fluturimthi dhe e çon topin në trrekëndësh duke i dhënë përparësinë turqve. (VIDEO)

21′ Tjetër rast i mirë për Turqinë, Çalhanoglu bën një kthesë dhe tenton portën por goditja shkon jashtë. (VIDEO)

17′ Koçorashvili hedh një top në zonë nga krahu i majtë por atje nuk ndodhet askush përr ta devijuar topin.

12′ Tani është Gjeorgjia ajo që tregohet e rrezikshme. Kvaratskhelia provon me një goditje nga distanca por portieri Gunok qetson gjithçka dhe pret topin.

11′ Truqia i afrohet shumë golit. Ajhan provon fatin me një godijte nga distanca dhe topi trondit shtyllën. (VIDEO)

10′ Arda Gyler kroson nga krahu i majtë i goditjes së këndit dhe në zonë është përsëri Bardakçi që godet por përsëri jashtë.

7′ Çalhanoglu provon goditjen nga jashtë zone por bllokohet nga mbrojtja gjeorgjiane.

6′ Çalhanoglu kroson nga goditja e këndit dhe gjen në zonë Bardakçin, ky i fundit gjuan topin por shkon jashtë.

4′ Arda Gyler provon të krosojë nga krahu i djathtë, por në zonë nuk ndohet askush që ta devijojë topin.

3′ Truqia provon të administrojë topin këto minuta të para.

1′ Starton ndeshja në Dortmund.

FORMACIONET ZYRTARE

TURQIA (4-2-3-1): Gynok; Myldyr, Akajdin, Bardakçi, Kadioglu; Ajhan, Çalhanoglu; Gyler, Këlçy; Jildiz; Jilmaz | Trajner: Vinçenzo Montela

GJEORGJIA (5-3-2): Marmardashvili, Kashia, Dvali, Kverkvelia, Kakabadze, Tsitaishvili; Makvabishvili, Çhakvetadze, Koçorashvili; Kvaratskhelia, Mikautadze | Trajner: Uilli Sagnol

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.