Kronikë

Kërcënoi me armë në sy të fëmijëve ish gruan dhe e përplasi me makinë, vetëdorëzohet në polici 41 vjeçari shqiptar në Greqi

16:31 - 19.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 41 vjeçar me origjinë shqiptare është vetëdorëzuar në autoritetet helene pas denoncimit të bërë nga ish-bashkëshortja e tij. Ai ka dhunuar e ka kërcënuar me armë në prani të fëmijëve ish gruan e tij.




Mediat fqinj shkruajnë se shqiptari është paraqitur në Departamentin e Sigurimit të Halkidonës, duke u vunë në dispozicion të Autoriteteve.

Çifti është ndarë rreth një vit e gjysëm më parë, por shqiptari kishte vijuar të kërcenonte gruan, duke guxuar edhe në sy të fëmijëve.

Së fundmi sulmet e 41 vjeçarit agresojnë më tepër, duke aksidentuar me dashje ish gruan e tij.

Teksa ajo po kthehej nga puna për në shtëpi me motor, papritmas një makinë i vjen përballë.

Pasi nga automjeti ka zbritur ish-burri i saj, ai e ka goditur me grusht teksa vijonte ta ofendonte. Në mënyrë që gruaja të shpëtonte pretendoi sikur i ra të fikët.

“Më pas, ai e goditi në shpinë, e tërhoqi për flokë dhe menjëherë më pas e kapi nga qafa. Në gjendje shoku, gruaja tentoi ta largonte dhe t’i hiqte gishtat nga qafa, ndërsa për fat në vendngjarje ndodhi një shoqe e saj, e cila e ndihmoi të shpëtonte nga duart e 41-vjeçarit. Nga gjendja e saj e rënduar, gruaja është kthyer në shtëpi në këmbë dhe ka braktisur motoçikletën e saj në vendngjarje, ndërsa ish-bashkëshorti është zhdukur që prej asaj nate”, shkruajnë mediat greke

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Nea Malgara të Selanikut, por kjo nuk ishte hera e parë që gruaja ishte viktimë e dhunës në familje nga ky burrë.

Sipas viktimës, rreth një vit e gjysmë më parë kur u nda me 41-vjeçarin, ai doli nga shtëpia dhe pak kohë më vonë e kërcënoi me armë, ndërsa nuk hezitoi të qëllonte para syve të katër fëmijë të mitur, fatmirësisht pa e lënduar.

Pas incidentit të parë të dhunës në familje, 41-vjeçari me origjinë shqiptare u zhduk prej muajsh, por së fundmi filloi të kërcënonte sërish.

Sipas avokates së viktimës, Anastasia Vafeidou, 41-vjeçari edhe në arrati vazhdonte të kërcënone ish-gruan nëpërmjet palëve të treta dhe të afërmve të saj.

“Frika e klientes sime për veten dhe katër fëmijët e tyre të mitur është e vazhdueshme. Duke pasur besim te drejtësia greke, kërkojmë identifikimin e autorit”, tha avokatia.

Mësohet se viktima ka bërë padi ndaj 41-vjeçarit dhe efektivët e Departamentit të Dhunës në Familje të Kullës së Bardhë i kanë vendosur butonin e panikut në celularin e saj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.