Kryesore

“Kjo quhet krenari!” -Barazoi Shqipëria 2-2 ndaj Kroacisë, reagon Rama: Përballë një skuadre më të fortë në letër…

17:46 - 19.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas barazimit 2-2 të Shqipërisë ndaj Kroacisë në Kampionantin Evropian, duke thënë se “kjo quhet krenari”.




Reagimi i tij erdhi përmes një postimi në Facebook, duke vendosur një foto të Qazim Laçi teksa shkruan se kombëtarja ishte përballë një skuadre të cilësuar më të fortë në letër e me më shumë eksperiencë në këto nivele, ama Shqipëria ishte e vendosur për t’ia dalë mbanë.

Reagimi i Ramës

KJO QUHET KRENARI

Përballë një skuadre shumë më të fortë në letër dhe me shumë më shumë eksperiencë në këto nivele ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi, e cila të mbush me krenari, me dashuri, me respekt e me optimizëm për rrugën përpara, përtej këtij Europiani, falë djemve të jashtëzakonshëm dhe publikut të saj po aq të jashtëzakonshëm.

Kokën lart dhe kështu përpara, me pasion, shpirt skuadre, përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.