Kryesore

Përballja Kroaci-Shqipëri/ Rama publikon videon e tifozëve kuqezi në Hamburg: Po luajnë mrekullisht rolin e lojtarit të 12-të të Kombëtares

14:13 - 19.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm pak para fillimit të ndeshjes Shqipëri-Kroaci, kryeministri Edi Rama, ka publikuar një foto të tifozëve kuqezi në qytetin gjerman.




Rama ka shprehur respekt ndaj tyre, duke shkruar se ata po “e luajnë mrekullisht rolin e lojtarit të 12-të të Kombëtares, jo vetëm në shkallët e stadiumeve të Europianit, po edhe në rrugët e Gjermanisë”.

Ndër të tjera kreu i qeverisë thotë se tifozët shqiptarë po lënë “mbresa të shkëlqyera në opinionin publik gjerman e jo vetëm dhe duke i bërë kështu edhe promovimin më të mirë Shqipërisë Turistike”.

Postimi i Ramës:

Respekt e mirënjohje për të gjithë shqiptarët që po e luajnë mrekullisht rolin e lojtarit të 12-të të Kombëtares, jo vetëm në shkallët e stadiumeve të Europianit, po edhe në rrugët e Gjermanisë, duke lënë mbresa të shkëlqyera në opinionin publik gjerman e jo vetëm dhe duke i bërë kështu edhe promovimin më të mirë Shqipërisë Turistike.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.