BLUETOOTH

Arbana Osmani dhe Luiz Ejlli prezantues të Big Brother Vip Kosova? Ja çfarë tha moderatori

11:21 - 20.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se moderatorja Arbana Osmani dhe Luiz Ejlli do të jenë prezantuesit e sezonit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”.




Së fundmi, prezantuesi i dy edicioneve të reality show, Alaudin Hamiti ka qenë i ftuar në emisionin “Kosova Today”, ku është vënë përballë disa pyetjeve rreth Big Brother Vip.

 

Prezantuesi u shpreh se çdo gjë do të zbulohet në shtator, duke refuzuar që të tregojë detaje të reja nga ky reality show.

Pjesë nga intervista:

Kureshtja nis gjashtë muaj më herët. Nga momenti kur fiken dritat, çfarë mund të zbulosh?

Alaudini: Nuk mund të zbuloj asgjë. Po besoj i keni lexuar lajmet, ato mbesin lajme në mendjen e atyre që i lexojnë dhe si duan ta perceptojnë lajmin. Po besoj në shtator zbulohet gjithçka se çka do të ndodh me Big Brother VIP Kosova 3.

Pra, do kemi 3-shin gjithsesi?

Alaudini: Po patjetër, si mbetet të shihet

Të gjitha lajmet duhen injoruar?

Alaudini: Nuk do të thotë që t’i injorosh, por le t’i marrin në formën si dëshirojnë ata

Kujtojmë që përmes disa postimeve në Instagram, Arbana ka treguar se së shpejti do të rikthehet në ekran, duke mos zbuluar se për çfarë projekti televiziv bëhet fjalë, ndërsa të shumta ishin aludimet e  fansave se ajo do të jetë prezantuesja e “Big Brother VIP Kosova”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.