Kryesore

“Berisha ka nevojë vetëm për shërbëtorë!” -Alibeaj: Ndarja nuk u bë për vulë e logo, po për…

18:16 - 20.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka sqaruar arsyen përse ka vendosur të mos i bashkohet Partisë Demokratike të drejtuar tashmë nga ish-kryeministri Sali Berisha, me vendim nga gjykata e Apelit. Ai ka deklaruar se PD e Berishës ka nevojë për shërbëtorë, pozicion të cilin Alibeaj nuk pranon ta bëjë, si dhe ka theksuar se ndarja nuk është bërë për karrige, po për parime demokratike.




I ftuar në studion e News 24, Alibeaj fillimisht është shprehur se ndarja e partisë nuk u bë për vulën apo për logon e saj, por për shkak të qëndrimeve të ndryshme morale e politike të personazheve të përfshirë në PD.

“Ndarja jonë nuk ka qenë për logon apo vulën. Ndarja ka qenë parimore, për moralin politik që përdor karshi konceptit non-grata. Ka qenë për shkak të përgjegjësisë që duhet të mbajnë përfaqësuesit më të lartë politik ndaj fenomeneve si korrupsioni apo krimi i organizuar. Ndarja do jetë mesa duket për qëndrimet tona ndaj drejtësisë së re.”, tha ai

Ai shton se kjo forcë politike siç lindi ka pasur dy rryma brenda saj, atë të moderuar dhe atë antikomuniste siç shprehet deputeti.

“PD siç lindi ka pasur brenda saj dy rryma. Atë të moderuar dhe atë antikomuniste që kishte vuajtur realisht regjimin. Kanë bashkëjetuar në letargji, kanë gjetur mënyrën për të ecur, por nuk kanë pasur kurrë raport të mirë. Çështje si prona, respektimi i të përndjekurve, dhe një sërë çështjesh identitare nuk kanë qenë të qarta. Nuk ishte qartësisht një parti e djathtë. Ishte një aliazh rrymash, individësh e interesash që nuk i qëndron dot kohës. Ajo që ka ndodhur sot është edhe për shkak të kësaj bashkëjetese.”, shprehet deputeti.

Enkelejd Alibej u rikthye pas në kohë, përkatësisht në vitet 2013, duke cilësuar se ndarja e tij nga ish-kryeministri ka filluar në këtë kohë. Deputeti shprehet se qeveria e Berishës emëroi në Gjykatë Kushtetuese njerëz që në periudhën diktatoriale ishin gjykatës apo prokurorë.

“Deri në 2013 kur ishte ende Berisha kryetar, isha deputet dhe kam pasur që atëherë, ndarja ime me partinë e Berishës ishte që në 2013-ën. Kur PD që ishte në qeveri emëroi në Gjykatë Kushtetuese njerëz që gjatë diktaturës ishin gjyqtarë apo prokurorë, bëra ndarjen e madhe. Pyetja që kam për këdo është cili duhet të ishte qëndrimi që dikush duhet të mbante. Është e udhës që një individ në politikë të shohë me qëndrimin e vetë, me veprimtarinë e vetë, e ka nderuar qeverisjen e PD apo ia ka nxirë faqen.”, tha Alibeaj

Deputeti përgjatë intervistës tha se ndihet mirë me veten e tij e punët që ai ka bërë përgjatë kohës kur ishte Ministër i Drejtësisë, pasi siç shprehet e ai nuk është bërë temë diskutimi për korrupsion, shkelje ligji apo cenim të interesave të popullit shqiptar. Për këtë arsye ai mbështet vendimin për të mos qenë me Berishën, i cili është një politikan i shpallur non grata në SHBA dhe Britani të Madhe.

“Unë besoj se për sa kohë isha ministër i Drejtësisë nuk u përfola kurrë për korrupsion, shkelje ligji apo cenim të interesave të shqiptarëve. Për këtë ndihem mirë me thënë të drejtën.
Me kalimin e kohës, nuk është më partia që unë besoja. Është shndërruar, ka halle të mëdha individuale të një personi. E udhës është që të mbajmë qëndrimin e ndershëm.”, tha ai.

Deklarata më e fortë e Alibeaj është se e konsideron partinë Demokratike të drejtuar nga Berisha si një oborr, që ka vend vetëm për shërbëtorë.

“Partia e Sali Berishës konsiderohet si oborr, ka vend vetëm për shërbëtorë. Unë nuk mund të jem shërbëtor. Shqiptarët nuk kanë nevojë për shërbëtorë që t’i bëjnë amin mbretit të radhës. Kam respektin maksimal për secilin që mendon ndryshe nga unë, kjo është arsyeja e zgjedhjes sime. Të mos bëj luftën me shpinëmarrje, por e dua luftën ballë për ballë. Pse të mos e lëmë në respektin e vetë dhe distancën e vetë Sali Berishën dhe partinë e vetë, të përballet me qytetarët. Për mua është e shkuar dhe nuk është ofertë”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.