Kronikë

(EMRI)Kontaktoi të afërmin e tij për t’u larguar nga parcela ku kultivonte lëndë narkotike, pezullohet nga detyra oficeri i Tiranës. Akuza e ngritur ndaj tij dhe detajet…

15:29 - 20.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore së Tiranës ka ekzekutuar masën e sigurisë pezullim nga detyra për një oficer i Komisariatit nr.4 të kryeqytetit, pasi tradhtoi forcat blu për të ndihmuar të afërmin e tij që ishte i përfshirë në kultivim të lëndëve narkotike.




Pezullimi është bërë për punonjësin e policisë Ervin Dajti, 38 vjeç me detyrë Ndihmës Specialist i Policisë në Komunitet.

Ai akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, i cili është i dënueshëm me heqje lirie deri në 7 vite.

Sipas njoftimit nga AMP-ja, me datë 11 qershor 2024, uniformat blu po zhvillonin një operacion për të identifikuar dhe për të arrestuar personat që ishin të përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike në një parcelë.

Punonjësi i policisë Ervin Dajti, duke pasur akses në informacionet e këtij operacioni, ka kontaktuar të afërmin e tij për t’u larguar nga parcela, në mënyrë që ky autor mos të kapej nga uniformat blu.

Sidoqoftë, hetimet për të provuar të gjithë këtë ngjarje vijojnë.

Njoftimi

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pas hetimeve të thelluara të kryera bazuar në referimin e materialeve procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka ekzektuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë të Jurisiksionit të Përgjithshëm Tiranë ndaj punonjësit të policisë E.D., 38 vjeç, me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Vendimi i Gjykatës ka ardhur pasi nga veprimet hetimore të kryera nga AMP, janë siguruar prova dhe fakte, të cilat përbëjnë dyshime të bazuara se gjatë një operacioni të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 Tiranë, në datë 11.06.2024, për identifikimin dhe kapjen e autorëve, posedues të një parcele ku kultivohej lëndë narkotike, ky punonjës policie, duke shfrytëzuar informacionin që kishte për shkak të detyrës, ka kryer veprime aktive për njoftimin e njërit prej autorëve, me të cilin kishte lidhje të afërta familjare, me qëllim shmangien nga përgjegjësia penale.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë me prova ligjore të veprimtarisë së dyshuar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.