Kryesore

VIDEO/ “Ngec” Anglia, Bellingham & CO shpëtojnë me një pikë përballë Danimarkës

19:56 - 20.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Anglia nuk shkoi më tepër se barazimi 1-1 përballë Danimarkës, takim i vlefshëm për Grupin C të Kampionatit Europian 2024.




Golin e parë e shënoi Herri Kejn në minutën e 18-të, pas një rrëmuje në zonën daneze, ku përfitoi më së miri sulmuesi anglez.

Më pas do të ishte Hjulmand me një supergol, në minutën e 38-të ai që do të kthente baraspeshën, rezultat që do të qëndronte i tillë deri në përfundimin e ndeshjes.

Me këtë rezultat, Anglia vazhdon të qëndrojë në vendin e parë me 4 pikë, ndërsa Danimarka ndodhet në të dytin me 2 pikë. Takimin e radhës anglezët do ta zhvillojnë kundër Sllovenisë, kurse danezët kundër Serbisë, të dy takimet do të luhen me datë 25 qershor.

DANIMARKË-ANGLI 1-1

34′ Hjulmand / 18′ Kejn

NGJARJET KRYESORE

90+3′ Mbyllet ndeshja në Frankfurt, baraspeshë totale.

90′ Gjyqtari akordon 3 minuta shtesë.

85′ Danezët të pafat, humbasin 2 mundësi të arta shënimi radhazi.

82′ 2 zëvendësime te Danimarka. Dalin nga fusha Eriksen dhe Hjulmand dhe futen Olsen dhe Norgard.

78′ Ka rënë shumë ritmi i lojës, skuadrat nuk po dijnë të dalin para.

73′ Mehle ndëshkohet me karton të verdhë.

72′ Uatkins del i vetëm përballë Shmajkëllit dhe godet por ky i fundit e pret gjuajtjen.

69′ 3 Zëvendësime tek Anglia. Dalin nga loja Foden, Kejn dhe Saka në vend të Bouen, Uatkins dhe Eze.

68′ Del nga fusha e lojës Hojlund dhe futet Polsen.

67′ Vastergard provon një goditje nga distanca por Pikford pret pa probleme.

62′ Karton i verdhë për Gallagher.

59′ Saka driblon bukur nga krahi i djathtë dhe provon goditjen por që ishte shumë e dobët me topin që përfundon jashtë.

57′ 2 zëvendësime te Danimarka, dalin Kristensen dhe Vind në vend të Bah dhe Damsgard.

55′ Foden provon me një goditje nga distanca por ndalet nga shtylla. (VIDEO)

54′ Zëvendësim tek Anglia, del nga fusha Aleksandër-Arnold dhe futet Gallagher.

53′ Saka provon një goditje me kokë por topi prek vetëm rrjetën e jashtme.

52′ Rajs provon një goditje nga distanca por shumë e lehtë pë portierin Shmajkëll.

50′ Anglia provon të krijojë raste shënimi por është shumë e paqartë në ndërtimin e aksioneve.

46′ Starton pjesa e dytë.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë në Frankfurt. 

45′ Gjyqtari sinjalizon 1 minutë shtesë.

42′ Foden provon të krosojë ngakrahu i majtë por gabon krejtësisht.

40′ Foden depërton dhe i afrohet zonës, provon me një goditje nga distanca por shkon qendrore në duart e Shmajkëllit.

34′ GOOOOOOOOOOOOL DANIMARKA! Hjulmand provon të surprizojë me një goditje nga distanca dhe arrnë të shënojë një supergol. (VIDEO)

32′ Tjetër moment i rrezikshëm në portën angleze, Hojlund provon goditjen nga brenda zonës, me topin që devijohet nga Gahi në goditje këndi. (VIDEO)

28′ Rrëmujë në zonën angleze, shumë lojtar danez e prekun topin por asnjëri nuk arrin ta gjuajë deri sa anglezët e rikuperojnë. (VIDEO)

27′ Vestergard ndëshkohet me karton të verdhë.

25′ Top i gjatë pë Kejn që del përballë portierit Shamjkëll, por ky i fundit tregohet më i shpejtë dhe e zotëron topin.

22′ Zgjohen danezët, fillojnë dhe rrezikojnë portën e Anglisë.

18′ GOOOOOOOOOOOOL ANGLIA! Uoker shpërthen nga krahu i djathtë dhe pason në zonë, atje krijohet rrëmujë dhe topi shkon te Kejn i cili nuk gabon dhe zhbllokon shifrat. (VIDEO)

17′ Kejn provon të godasë me të majtën nga distanca por gjuajtja e tij bllokohet që në nisje nga danezët.

13′ Foden arrin të driblojë mirë brenda zonës dhe liron të majtë por godijta ishte tepër e gabuar. (VIDEO)

8′ Uoker kërkon ndihmë nga stafi mjeksor, zhvendoset jashtë fushe.

5′ Minuta të qeta, skuadrat akoma po wstudiojnë njëra-tjetrën.

1′ Starton ndeshja në Frankfurt.

FORMACIONET ZYRTARE:

DANIMARKA (3-4-1-2): Shmajkëll; Vestergard, Kristensenl, Anderson; Kristiansen, Hojbjerg, Hjulmand, Mehle; Eriksen; Vind, Hojlund | Trajner: Kasper Hjlumand

ANGLIA (4-2-3-1): Pikford; Uallker, Stouns, Gehi, Tripier; Aleksandër-Arnold, Rajs; Saka, Bellingham, Foden; Kane | Trajner: Gareth Sauthgejt

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.