Kryesore

VIDEO/ Gol në “frymën e fundit”, Serbia arrin të barazojë me Sllovenin dhe mban gjallë shpresën e kualifikimit

17:00 - 20.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sllovenia ka arritur të barazojë 1-1 me Serbinë, takim i vlefshëm për Grupin C të Kampionatit Europian 2024.




Të parët që shënuan ishin Sllovenët me anë të mbrojtësit Karniçkiç dhe morën avantazhin që arritën ta administronin deri në sekondën e fundit të takimit. Në minutën e pestë të kohës shtesë, Joviç arrinë të shënojë me kokë për ta kthyer baraspeshën, dhe mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit nga grupi për Serbinë.

Me këtë rezultat, Sllovenia shkon në kuotën e 2 pikve dhe për momentin ndodhet në vendin e dytë, ndërsa Serbia ka 1 pikë dhe renditet e katërta e grupit. Sllovenët do të përballen me Anglinë në ndeshjen e fundit të grupit ndërsa serbët kundër Danimarkës. Të dy takimet do të zhvillohen me 25 qershor.

SLLOVENI-SERBI 1-1

68′ Karniçkiç / 90+5′ Joviç

NGJARJET KRYESORE

90+5′ Mbyllet takimi në Mynih.

90+5′ GOOOOOOOOOOL SERBIA! Realizim në minutën e fundit për serbët, Joviç arrin të shënojë me kokë nga një top i ardhur nga ekzekutimi i një goditje këndi. (VIDEO)

90+5′ Vipotnik ndëshkohet me karton të verdhë.

90+4′ Gaçinoviç ndëshkohet me karton të verdhë.

90+2′ Joviç ndëshkohet me karton të verdhë.

90′ Gjyqtari akordon 5 minuta shtesë.

87′ Janza ndëshkohet me karton të verdhë.

85′ Birmançeviç ekzekuton një goditje dënimi, kroson n5 zon5 me topin që merr drejtimin nga porta dhe detyron portierin Oblak ta devijojë në goditje këndi.

82′ Zëvendësime të tjera te Serbia. Dalin Zivkoviç dhe Tadiç, në vendin e tyre do të hyjnë Birmançeviç dhe Samardziç.

79′ Karniçkiç provon një tjetër goditje tokazi por këtë herë shkon jashtë. (VIDEO)

75′ 2 zëvendësime te sllovenët, dalin Sheshko dhe Stojanoviç dhe vendin e tyre e zejnë Verbiç dhe Vipotnik.

71′ Kundërpërgjigjen menjëherë serbët, Mitroviç i pafat dhe godet shtyllën shumë afër portës.

68′ GOOOOOOOOOOOOL SLLOVENIA! Sllovenët i kapin serbët me kundërsulm, Elsnik kroson nga krahu i majtë dhe gjen në zonë Karniçkiçin i cili shënon. (VIDEO)

67′ Stojanoviç i drejtohet fundores së zonës dhe rrëzohet, slloveni kërkon penallti por gjyqtari i thotë që të çohet.

65′ Mitroviç provon goditjen fluturimthi nga distanca por topi shkon jashtë. (VIDEO)

64′ 2 zëvendësime për serbët, dalin Vlahoviç dhe Lukiç në vend të Joviç dhe Milinkoviç-Saviç.

64′ Zëvendësim në radhët e sllovenëve, del nga fusha Mlakar dhe futet Stankoviç.

58′ Sheshko provon një goditje nga jashtë zone me dhe detyron portierin serb që të fluturojë dhe të pres topin. (VIDEO)

57′ Ulet ritmi i lojës në këtë pjesë të dytë, akoma asnjë rast i rrezikshëm.

54′ Lukiç ndëshkohet me karton të verdhë në radhët e serbëve.

47′ Serbët nuk i besojnë syve. Mitroviç del i vetëm përballë Oblak dhe godet, por gardiani slloven e bllokon gjuajtjen. (VIDEO)

46′ Serbët e fillojnë pjesën e dytë me një zëvendësim, del nga fusha e lojës Mladenoviç dhe futet Gaçinoviç.

46′ Starton pjesa e dytë.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë në baraspeshë.

45′ Gjyqtari akordon 1 minutë shtesë.

42′ Oblak bën heroin e Sllovenëve. Mitroviç lirohet bukur dhe shumë afër portës godet por gjuajtja pritet nga gardiani i Atletiko Madridit. (VIDEO)

39′ Vlahoviç provon golin nga goditja e dënimit, por topi ndalet nga muri slloven.

38′ Elsnik depërton bukur nga krahu i djathtë i zonës dhe gjuan një “predhë”, por ndalet nga shtylla. Topi pastaj shkon në këmbët e Sheshkosh që nuk kordinohet mirë dhe e çon topin jashtë. (VIDEO)

35′ Marrin situatën nën kontrroll serbët, tani janë sllovenët që po vuajnë.

31′ Serbët i afrohen shumë golit, ekzekutohet një godijte këndi dhe në zonë gjendet Mitroviç që nuk mundet dot ta devijojë topin. (VIDEO)

28′ Shansi i parë për serbët, Vlahoviç provon goditjen me kokë por Oblak pozicionohet mirë dhe kontrrollon topin. (VIDEO)

26′ Sllovenët luajnë me nervat e kundërshtarit, detyrojnë Mladenoviçin të ndëshkohet me të verdhë.

23′ Serbët nuk po mund të futen në lojë, asnjë goditje nga ata deri më tani.

20′ Dakushiç hedh njëtop nga krahu i djathtë për në zonë, atje ndodhet Sheshko që provon gjuajtjen por ndalet nga mbrojtja serbe.

17′ Sheshko provon kundërsulmin por ndalet në mesfushë nga Mladenoviç.

15′ Pavloviç hedh një top të gjatë në kërkim të Vlahoviç por Oblak del nga porta dhe zotëron topin.

8′ Tjetër rrezik në portën serbe, Mlakar depërton nga krahu i djathtë i zonës dhe provon një goditje tokazi por portieri Rakoviç bën një superpritje dhe mban portën e paprekur. (VIDEO)

6′ Serbët akoma nuk kanë hyrë në ritmin e lojës, provojnë të qarkullojnë topin në gjysmëfushën e tyre.

3′ Gjuajtja e parë në kuadrat vjen nga sllovenët, Sporar provon goditjen nga jashtë zone por është qendrore dhe pret portieri Rajkoviç.

1′ Starton ndeshja në Mynih.

FORMACIONET ZYRTARE

SLLOVENIA (4-4-2): Oblak; Janza, Bijol, Drkusiç, Karniçnik; Mlakar, Elsnik, Çerin, Stojanoviç; Sheshko, Sporar | Trajner: Matjaz Kek

SERBIA (3-4-1-2): Rajkoviç; Veljokoviç, Milenkoviç, Pavloviç; Zivkoviç, Iliç, Lukiç, Mladenoviç; Tadiç; Vlahoviç, Mitroviç | Trajner: Dragan Stojkoviç

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.