Kronikë

Rasti i dytë në Berat, mbetet fëmija i bllokuar brenda në banesë. Prindërit harruar çelësat brenda kur dolën të bënin Pazar. Ndërhyn zjarrfikësja…

18:26 - 20.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një fëmijë 7 vjeçar ka mbetur i vetëm në shtëpi pasi prindërit e tij dolën për të bërë pazare, por harruar çelësat brenda në banesë.




Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “30 vjetori” në Berat, duke lënë në gjumë fëmijën të mitur.

Pasi janë drejtuar në banesë, prindërit kanë konstatuar se kanë harruar çelësat e derës së blinduar brenda në  shtëpi.

Nga ana e tyre është telefonuar shërbimi zjarrfikës, e në banesë mbërritën 6 efektivë dhe një mjet autoshkallë.

Ata kanë hyrë në banesë nga ballkoni i katërt, duke përdorur shkallët.

Kujtojmë se ky është rasti i dytë brenda 10 ditësh, që dy fëmijë mbesin të bllokuar në banesë nga pakujdesia e prindërve dhe shpëtohen nga zjarrfikësit përmes hyrjes nga ballkoni


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.