Kronikë

Siguria në punë/ Pesë punëtorë humbën jetën vetëm në maj! ISHPSSH: Numri më i lartë i aksidenteve me vdekje, në sektorin e ndërtimit

20:17 - 20.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

EMISIONI VETTING




Pesë punëtorë humbën jetën brenda majit në vendin e punës

Çështja e sigurisë në punë u rikthye në qendër të vëmendjes së publikut në muajin e fundit. Shkak u bë humbja e disa jetëve, duke rikthyer në vëmendje çështjen e sigurisë, sidomos në ndërtim.

Një 28 vjeçar humbi jetën në një kantier ndërtimi në Tiranë 27 maj 2024, pasi ra nga kati i 7 -të i një pallati që po ndërtohej.

Ky është aksidenti i pestë me humbje jete që ka ndodhur gjatë muajit maj. Ndërsa arsyet e aksidenteve janë kryesisht mosrespektimi i kushteve të sigurisë teknike në punë.

Në 21 maj humbi jetën në minierën e Krastë-Martaneshit Armand Peshku, në të njëjtën ditë 24-vjeçari Jurgen Veshaj, humbi jetën në një gurore në Vlorë.

Në 9 maj në Shëngjin, ra nga lartësia Emiljano Frroku, punëtor në ndërtim dhe vetëm dy ditë më pas, më 11 maj, po në Shëngjin, u regjistrua një tjetër aksident ku humbi jetën punëtori i ndërtimit Dedë Gjoni.

Aksidentet në punë në sektorin e ndërtimit

Kushtet e punës për punëtorët e sektorëve të ndërtimit dhe jo vetëm, vijojnë të mbeten shqetësuese. Të reflektuara këto edhe me numrin e aksidenteve në punë.

Sipas të dhënave të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Sigurimeve Shoqërore (ISHPSSH), të marra me kërkesë për informacion, numri i aksidenteve në sektorin e ndërtimit vijon të mbetet i lartë, krahasuar me vitet më herët.

Numri më i lartë i aksidenteve fatale regjistrohet në sektorin e ndërtimit. Në vitin 2023, pati 32 punëtorë të aksidentuar në sektorin e ndërtimit, 8 prej të cilëve humbën jetën. Në vitin 2022, u aksidentuan 29 punëtorë e humbën jetën 10 prej tyre. Në vitin 2021 pati 36 punëtorë të aksidentuar, prej të cilëve 6 humbën jetën.

Në 2020-ën, 10 punëtorë humbën jetën, në 39 aksidente të regjistruara. Në vitin 2019 numri i aksidenteve ishte më i lartë, duke numëruar 45 aksidente, nga të cila u shënuan 17 humbje jete. Ndërsa në vitin 2018 numri i aksidenteve ishte 26, prej të cilëve 5 persona humbën jetën.

Në total, aksidentet e punëtorëve për vitin 2023 kanë qenë 168, nga të cilët 30 me humbje jete. Shifër kjo në ulje krahasuar me vitin 2022, ku numri i aksidenteve shkoi në 184, prej të cilave 32 ishin me humbje jete.

Në vitin 2021, numri i aksidenteve në punë ishte 187, ndërsa 31 prej tyre humbën jetën. Në vitin 2020 pati 182 aksidente të punëtorëve, ku 36 humbën jetën. Në vitin 2019 pati 176 punëtorë të aksidentuar, nga të cilët 38 humbën jetën.  Ndërsa në vitin 2018, u regjistruan 195 aksidente në punë, ku 27 persona humbën jetën.

Kësisoj në pesë vitet e fundit (pa përfshirë vitin 2024) kanë humbur jetën në vendin e punës 194 punëtorë e janë aksidentuar 1092 të tjerë. Sipas ekspertëve, problemi qëndron në respektimin e jetës së punonjësi

Në Shqipëri punonjësi apo punëtori klasifikohet si një mjet për të plotësuar një qëllim të caktuar fitimin e asaj ndërmarrjeje. Sot sipërmarrësi është i përqendruar më shumë në logjikën e fitimit të përftimit të sa më shumë të shpejtë dhe të realizimit të objektivave që kanë për të realizuar një proces pune.  Për të sjelle një produkt apo kontakt brenda një kohë të shkurtër se sa faktit të ruajtjes së një punonjësit nga rreziku i lëndimit apo humbjes së jetës në punë. Punonjësit nuk trajnohen për mbrojtjen e jetës apo shëndetit në punë. E thënë ndryshe, punonjësi është mjetë  sipërmarrësi ka objektiv përfitimin jo sigurinë në punë”, tha eksperti Erion Muça.

Sipas Inspektoratit të Punës në vitin 2023 janë pezulluar 179 subjekte për shkak të shkeljeve të dispozitave ligjore dhe shëndetit në punë, dhe janë marrë 936 masa urgjente për shkelje për shkelje të dispozitave ligjore të marrëdhënieve të punës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.