Kryesore

“Humbëm dhe na dhemb”, Donaruma pas sfidës me Spanjën: Treguam pak cilësi, nuk më pëlqeu

15:30 - 21.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Xhanluixhi Donaruma tregoi mbrëmjen e djeshme pse ai mban shiritin e kapitenit, duke qenë se të paktën 4 raste të pastra për gol u shmangën nga ai, ndonëse ndërhyrjet e sakta dhe pritje ishin dyfishi.




Futbollisti i PSG-së nuk arrin që ta gëlltisë faktin sesi Spanja u tregua as e ashpër në disa momente, por justifikime nuk pranohen: “Gabuam shumë pasime të lehta dhe vumë fare pak agresivitet në fushën e lojës. Tani gjithçka na mungoi sot është shumë e rëndësishme që ta tregojmë në ndeshjen e fundit, pasi nuk ishte një situatë aspak e bukur të shihje Spanjën që të dominonte aq hapur në fushën e lojës”, bëri hyrjen e tij gardiani i Italisë.

Xhixho, si riniset pas një humbjeje si kjo?

Fatmirësisht kualifikimi vazhdon që të jetë në duart tona, prandaj nuk dua të shoh njerëz që ankohen apo që fashojnë kokën, pasi një goditjeje si kjo. Ndaj Kroacisë do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por unë jam i bindur që mund ta kalojmë dhe të kualifikohemi.

Çfarë mund të shpëtohet nga një ndeshje si kjo?

Vetëm frymën e grupit. Është e vërtetë që vrapuam shumë, por ndoshta në shumë raste vrapuam keq dhe kjo ishte ajo që bëri diferencën në fushën e lojës. Gjithsesi, unë nuk kam asnjë dyshim se Italia meriton që të vazhdojë përpara në këtë aventurë.

4 gola të sigurt që u shmangën, ndërkohë që të mund një shok skuadre që devijon gabimisht në portën tënde, si ndiheni?

Të jesh i pafat mund të ndodhë dhe më vjen keq që kjo i ndodhi Kalafiorit, duke qenë se ai është një nga të fundit dhe më të rinjtë që i është bashkuar kombëtares sonë. Për këtë arsye, tani është koha që të qëndrojmë të gjithë më pranë, të bisedojmë se çfarë mund të zgjidhin dhe do ia dalim.

Mendon se pjesa tjetër e skuadrës bëri shumë pak?

Jo nuk e mendoj aspak, pasi në futboll fitojmë të gjitha dhe humbim të gjithë së bashku. Është e thjeshtë të bëj dikë fajtor, por këtu te ne të paktën nuk do të ndodhë kurrë, pavarësisht provokimeve tuaja. E vetmja gjë që s’më pëlqeu është fakti se gjithçka dhamë në fushë nuk më pëlqeu aspak, për mënyrën sesi vepruam e u alternuam.

JETON STAMOLLA-PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.